Bën mall  në frontin e  vjeshtës-Arben Velo

in Letërsi/Tharm by

Bën mall  në frontin e  vjeshtës-Arben Velo

Bën mall  në frontin e  vjeshtës.
Në zgjua të gjoksit
gumëzhin një bletë.
Më lexon gjithë suret
e kuranit të vet.
 
Nuk e di sa e shet
kjo natë errësirën.
As si e mban
një ëndërr rrepesh me thonj,
qyteti që unë dua.
Por di që “mirëmëngjesi” yt,
vjeshtrat e shkuara,
paguante kafetë e dritës për mua.
 
Bën mall.
Me avuj u veshën xhamat e zemrës.
Dhe zogjtë
ngrohin padurimin e flatrave të tyre,
duke hukatur etje dashurie.
Mua,
aromë të çuditshme  më mban loti,
sa herë zbathet nga këpuca e syve.

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top