Bëmë një vend në trishtimin tënd!-Arben Velo
Bëmë një vend
në trishtimin tënd!
Qyteti i bie
daulles së mungesës tënde.
Muza ulet në gjunj
në fund të kopshtit,
të vrarë nga vjeshtrat.
Mos luaj me tupanët e lotit!
Mendja më thotë
nuk do të ketë më verë këtë vit.
Në një dramë dimri,
do të aktrojnë pyjet e prera,
varur në supet e mi.
Shira të shkretë
do të japin shpirt në ujë.
Të ikurit, s’do të kthehen,
do ngelen të braktisur,
me biografi të mirë.
Unë?
Unë jam kujtesa jote!
Nën një sqep metafore,
mbaj në shpatulla,
daullet e mungesës tënde.
Dëshirat le t’i mbledhë nata.
Kujtimet i harroj si çadrat e shiut
në lokalin e lagjes.
Kam kohë
që nuk psherëtij për Ty!
Orët e zgjimit,
si kryqe, mbaj ndër dhëmbë.
Bëmë një vend
në trishtimin tënd!
2020

Fjalë të zgjedhura për një qytet të zbrazur-Arben Velo
Fjalë të zgjedhura për një qytet të zbrazur-Arben Velo Në qytetin e zbrazurjanë mëkat të rinjtë.Sërish