RECETË GRUAJE-Teuta Sadiku

in Letërsi/Tharm by

RECETË GRUAJE-Teuta Sadiku

Në fillim zhvokshim fjalët nga përtesa,
me kujdes largojmë cipën e zemërimit.
Nuk harrojmë të nxjerrim bërthamën e frikës
brenda vetes.
Po mundëm, dhe të tjetrit pranë nesh
për hir të së mirës.

Në veçanti copëtojmë paragjykimet,
vazhdojmë të presim në kubikë melankolinë.
Për ata që fjalët përtypin si çamçakëz gjithë ditën,
bluajmë në blender mizerjen bajate.
E hollojmë duke shtuar mbi të çdo lloj dhimbjeje,
vazhdojmë t`i bluajmë deri sa të thërrmohen.

Besimin e nxjerrë një natë më parë nga ngrirja
e punojmë bashkë me copa të pafundme shprese.
E plotësojmë duke hedhur pjesë të plota ëndrrash.

Shtojmë ato që kanë munguar në të kaluarën; Aspiratat
Ngrohim në ben mari dëshirën me kërkesën.
Në fund e spërkasim me aromë kujtimesh të gjalla.

U japim formë ndjenjave me delikatesë,
bashkojmë ndryshimet në trajtën e zemrës.
E vëmë dashurinë të piqet
në zgarën e mesme të shpirtit;
Kujdes mos e digjni!

Sipas dëshirës, buzëqeshjet i zhysim në mjaltë.
Dikujt i pëlqejnë të kripurat.
Por kujdes, shakaja me kripë
e kripa me karar,
Në të kundërt, vuajmë nga tensioni i lartë.
Servirim me dinjitet e respekt.

Nuk harrojmë,
vëmë një pjatë më tepër,
gjithmonë, në tryezën tonë.

 

Piktura: Johannes Vermeer

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Ndonjëherë -Julia Gjika

Ndonjëherë -Julia Gjika Ndonjëherë sekonda të fundos,të hedh tre pashë nën dhe.Ngritja
Go to Top