Letër gruas që rreshti së më shkruari-Jeffrey McDaniel

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Letër gruas që rreshti së më shkruari-Jeffrey McDaniel

Doja të ishe e para që ta merrje vesh – Harper & Row ka rënë dakord të botojë përmbledhjen e letrave të mia për ty.
Titulli në tentativë është Ekzorcisti në Palestrën e Kotësisë.
Fatkeqësisht, atë më të mirën nuk ta dërgova dot kurrë,
atë që me siguri ishte unike në llojin e vet.
Një mik i përbashkët më tha se kur unë e lashë alkoolin,
e humba identitetin në sytë e tu.
Tani jam thjesht si gjithë të tjerët, dhe kjo është kaq qesharake,
në mënyrën siç është qesharake monogamia,
siç është qesharak rrëzimi i dikujt në rrugë.
Unë hyra në një derë që rrotullohej dhe dola që andej si një qenie njerëzore.
Kur ti më mendon, A e kam fytyrën të pikseluar si në ekran?
Më kujtohet ajo gropëza te qafa jote,
që ngjante si antena satelitore më e vogël në botë,
buzëqeshja jote; pika ku edhe paralelet e gjenin më në fund njëra-tjetrën.
Tashmë dinozaurët të ngrijnë kallkan mbi sup.
Më kujtohen sytë e tu: pesëdhjetë zagarë të egër në një zinxhir të vetëm,
dhe se si e mbaja dikur në pëllëmbë atë pritje të butë të dorës tënde.
Më kanë injoruar gra edhe më të bukura se ti,
por asnjëra që t’i ketë mbajtur shtambat e rënda të heshtjes kaq gjatë,
pa derdhur asnjë pikë.

Përktheu: Arlinda Guma

Poezia e lexuar nga Suela Bako:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top