Përgjigjia-Robinson Jeffers

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Përgjigjia-Robinson Jeffers

Pra cila është përgjigjia? Mos të zhgënjehesh prej ëndrrave.
Të dish se qytetërimet e mëdha të gjitha janë rrënuar dhunshëm
E tiranët e tyre janë përsëritur shumë shpesh në histori.

Kur dhuna pëlcet sheshit, t’i rrish ndershmërisht sa më larg apo
Të zgjedhësh palën më pak të shëmtuar; këto janë ligësi të pashmangshme.
Që të mbetesh i plotë ji i mëshirshëm e i paprishur
E mos dëshiro ligësi; e mos u mashtro
Prej ëndrrash drejtësie a lumturie universale. Këto
Ëndrra nuk
Dalin.

Ta dish pra këtë dhe të dish se sado e shëmtuar duket copa
E tëra mbetet e bukur. Një dorë e prerë
Është gjë e shëmtuar po dhe njeriu i ndërprerë prej tokës e yjeve
E historisë së tij… në teori a në realitet qoftë…
Shpesh duket tmerrësisht i shëmtuar. Plotësia është tërësia,
Bukuria më e madhe është
Tërësia jetësore, tërësia e jetës dhe e gjërave
Bukuria hyjnore
E universit. Atë të duash, jo njeriun
E ndarë prej saj, përndryshe do të mbetesh
Pre e konfuzionit të tij,
Apo do të mbytesh në dëshpërim kur ai të perëndojë.

Përktheu: Arbër Zaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Riarmatosja-Robinson Jeffers

Riarmatosja-Robinson Jeffers Ato lëvizje madhështore e fatale drejt vdekjes: solemniteti i masësQë

RECETË GRUAJE-Teuta Sadiku

RECETË GRUAJE-Teuta Sadiku Në fillim zhvokshim fjalët nga përtesa,me kujdes largojmë cipën
Go to Top