E FSHEHTA E LIRIKËS SË FREDERIK RRESHPJES/Nuri Plaku
Nuri Plaku Në lirikën e tij, Rreshpja krijon një frymëmarrje të gjerë poetike aq sa të lë përshtypjen sikur lëviz me krahë engjëlli në të gjitha hapësirat, tokësore dhe qiellore. Lëvizja e tij është e tëra një energji metaforike, plot dhimbje dhe pikëllim të thellë që lidhet me fatin tragjik të njeriut dhe raportin e… … Keep Reading
Dashuria-Czeslaw Milosz
Dashuria-Czeslaw Milosz Dashuri do të thotë të mësosh ta shikosh veten ashtu siç kundron gjërat e largëta.Sepse ti je vetëm një gjë midis shumë të tjerave. Dhe kushdo që sheh në atë mënyrë ia shëron zemrën vetes.Pa e ditur, prej të këqijave të ndryshme Një zog dhe një pemë i thonë atij: Mik. Atëherë ai… … Keep Reading
Bëmë një vend në trishtimin tënd!-Arben Velo
Bëmë një vend në trishtimin tënd!-Arben Velo Bëmë një vendnë trishtimin tënd!Qyteti i biedaulles së mungesës tënde.Muza ulet në gjunjnë fund të kopshtit,të vrarë nga vjeshtrat.Mos luaj me tupanët e lotit!Mendja më thotënuk do të ketë më verë këtë vit.Në një dramë dimri,do të aktrojnë pyjet e prera,varur në supet e mi. Shira të shkretëdo të… … Keep Reading
Fletë kalendari-Tasos Livadhitis
Fletë kalendari-Tasos Livadhitis Kush e di se ç’do të ngjajë nesër,a kush e mori vesh se ç’ndodhi dje. Vitet m’u tretën aty-këtu, ndër dhoma, ndër trena, ndër ëndrra,por nganjëherë zëri i një gruaje, ndërsa bie nata, ngjason me lamtumirën e një moshe që po përfundondhe ditët që i ke mangët, o shkurt, ndoshta do të… … Keep Reading
Për mua ka qenë një zbulim personal që shkrimi nuk është i mundshëm vetëm brenda tensionit/Bisedë me poeten Tinka Kurti
Bisedë me Tinka Kurtin për librin e saj me poezi “Më quaj Izmir”. Ky është libri i parë i saj. Poezitë janë të prekshme, lindin nga realiteti i përditshëm; i Prishtinës dhe i Vjenës ku ajo jeton së fundmi, kanë sinqeritet, delikatesë, edhe në vendet ku mendimi peshon. Megjithatë një lexues i vëmendshëm do të… … Keep Reading
Shpikja e “Leximit në Plazh”/ Katy Waldman
Katy Waldman Leximet verore – kaq shumë pritje, ankth dhe gjykim është ngjeshur brenda këtyre dy fjalëve! Qershori mezi ta jep mundësinë të veshësh bikini dhe të dalësh në tarracë përpara se emisionet e mëngjesit, revistat dhe faqet e internetit të mësyjnë me “Leximet në Plazh”, “Listat e Leximeve të Verës” dhe “Dhjetë Llojet më… … Keep Reading
Palestina-Mahmoud Darwish
Palestina-Mahmoud Darwish Kjo tokë na jep gjithçka për të cilën jeta ia vlen të jetohet: mbërritjen e përskuqur të prillit, aromën e bukës në ag, zemërimin e një gruaje me burrat, poezinë e Eskilit, fillimet e ndrojtura të dashurisë, myshkun në një gur, kërcimin e nënave pas tingujve të një flauti dhe frikën e pushtuesve… … Keep Reading
GDHENDJE NË ULLI-Nuri plaku
GDHENDJE NË ULLI-Nuri plaku Druri ku u gdhend ikona jote, u ronit dalngadalëDalta që përdori mjeshtri, u vesh me ndryshkEdhe mjeshtri që e punoi atë, tashmë u plak. Vetëm ti mbete ende e freskët,E denjë për të qenë një tjetër meritëMidis një druri, një dalte dhe një mjeshtri të ri. Ndërsa unë… që ruaj pengun tënd të… … Keep Reading
Algoritëm shpresash-Sueton Zhugri
Algoritëm shpresash-Sueton Zhugri Kur sheh detin në furtunëçdo gjymtyre e tij bie përsipër një tjetre ngjitur. Grushte gjigante shkume shpërthejnë mbi shkëmbinj e në tërheqje tregojnë rrëfenja mbi bardhësinë e shpirtrave nën taban. Iluzione dallgësh përcillen bregutnumerikë në pafund.Ne njerëzorëte fillojme dhe mbarojmë këtë numërimgjithmonë diku në mes,rrugëtim në xhepa çmendurie,me shpresënqë do të na… … Keep Reading
SHAH-Jorge Luis Borges
SHAH-Jorge Luis Borges Në këndin e tyre lojtarët fillikatëGurët e ngadaltë lëvizin. Skakiera,Ku dy ngjyra urrehen si kurrë ndonjëherë,Nën ligjin e saj i mban zgjuar gjithë natën. Format rrezatojnë rreptësi magjike:Oficer i kithët, kalë këmbëlehtë,Mbretëreshë e ngrehur dhe i fundmi mbret,Ushtarë agresorë, kala homerike. Edhe kur lojtarët të jenë larguar,Edhe nëse koha do t’i ketë… … Keep Reading