Reagimet e para. Intervistë telefonike, tetor, 2025.
“Jam shumë krenar që jam në radhën e disa shkrimtarëve dhe poetëve vërtet të shkëlqyer.” Në këtë intervistë, laureati i ri i letërsisë, László Krasznahorka, ndan lumturinë e tij për Çmimin Nobel, i cili erdhi si një surprizë. Krasznahorkai flet për mënyrën sesi hidhërimi është një nxitës i rëndësishëm për të dhe gjithashtu thekson rëndësinë e përdorimit të fantazisë. “Pa fantazi, është një jetë absolutisht e ndryshme. Të lexosh libra na jep më shumë fuqi për të mbijetuar në këto kohë shumë të vështira në Tokë.
Jenny Rydén: Përshëndetje?
Laszlo Krasznahorkai: Po.
JR: Jam Jenny Rydén nga Çmimi Nobel.
LK: Përshëndetje. Po.
JR: Po flas ne László Krasznahorkai-n?
LK: Po, unë jam.
JR: Para së gjithash, urime për Çmimin Nobel në Letërsi.
LK: Faleminderit shumë. Faleminderit shumë.
JR: Si ndiheni tani?
LK: Është më shumë se një katastrofë. Tani mendoj për reagimin e Samuel Beckett-it pas Çmimit Nobel, a ju kujtohet ? As pyetje, as përgjigje. A ju kujtohet fjalia: “Çfarë katastrofe.” Kjo ishte fjalia e tij e parë pasi mori vesh se kishte marrë Çmimin Nobel, “Çfarë katastrofe.” Kjo është arsyeja pse ju thashë fillimisht se kjo është më shumë se një katastrofë, është lumturi dhe krenari. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar, sepse të jem në radhën që përmban kaq shumë shkrimtarë dhe poetë, vërtet të shkëlqyer, më jep fuqinë për të përdorur gjuhën time origjinale, gjuhën hungareze. Jam vërtet shumë krenar dhe shumë i lumtur që përdor këtë gjuhë të vogël. Falënderoj, para së gjithash, lexuesit. Uroj që të gjithë të rifitojnë aftësinë për ta përdorur fantazinë e tyre, sepse pa fantazi është një jetë absolutisht e ndryshme. Të lexosh libra dhe të shijosh, të jesh i pasur, sepse leximi na jep më shumë fuqi për të mbijetuar këtë kohë shumë, shumë të vështirë në Tokë.
JR: Po. A do të dëshironit të na e përshkruanit? Ku ndodheni tani dhe ç’provuat kur mësuat për çmimin?
LK: Jam në apartamentin e një miku që është i sëmurë dhe e vizitova në Frankfurt, Main. Nuk mund ta besoj që jam fitues i Çmimit Nobel, por jam vërtet i lumtur.
JR: Nuk e prisnit fare?
LK: Jam absolutisht i befasuar. Nuk e prisja.
JR: A mund të na tregoni burimet tuaja më të mëdha të frymëzimit?
LK: Hidhërimi. Jam shumë i trishtuar kur mendoj për gjendjen e botës tani. Ky është frymëzimi im më i thellë. Ky mund të jetë gjithashtu një frymëzim për brezin ose brezat e ardhshëm në letërsi. Frymëzim për t’i dhënë diçka brezit të ardhshëm, për të mbijetuar në këtë kohë sepse këto janë kohë shumë, shumë të errëta dhe na duhet shumë më tepër fuqi nga vetja për t’u mbijetuar se më parë.
JR: Pra, sa domethënie ka për ju të shkruani për të mbijetuar në këto kohë të errëta, siç thoni?
LK: Kjo është në fakt gjëja ime private, shkrimi. Zakonisht nuk flas kurrë për atë që shkruaj dhe nuk ua tregoj kurrë miqve të mi të mrekullueshëm shkrimtarë dhe poetë. Po shkruaj një libër dhe pas kësaj, ua jap botuesve të mi dhe më duhet pak kohë pas kësaj. Dhe pastaj do të vijë një ditë kur të filloj dhe pastaj do të filloj përsëri me një libër të ri për ta bërë më të mirë se ajo që kam bërë më parë.
JR: Me sa kuptoj, jetoni në vende të ndryshme. Jo vetëm në një vend, apo jo?
LK: Është e saktë. Unë jetoj në Hungari, pranë Budapestit, në majë të një kodre. Dhe gjithashtu jetoj në Trieste dhe ndonjëherë në Vjenë, në të vërtetë, në monarkinë e vjetër austro-hungareze.
JR: Si doni ta festoni këtë?
LK: Do të shkoj në një të ashtuquajtur vend, në gjermanisht, Anmeldeamt. Ndërrova vendin tim, vendin tim të dytë, dhe do të shkoj te një administrator, për të raportuar adresën time të re, adresën time postare në Gjermani.
JR: Ky ishte plani juaj për sot, dhe këtë do të bëni tani?
LK: Nuk i kisha llogaritur këto lajme fantastike, dhe për këtë arsye nuk mund të bëj ndryshime. Ndoshta në mbrëmje do të bëjmë një darkë me miqtë e mi këtu në Frankfurt me verë porto dhe shampanjë.
JR: Duket bukur. Faleminderit shumë. Ishte shumë kënaqësi të flisja me ju.
LK: Faleminderit shumë. Jeni shumë i sjellshëm.
JR: Faleminderit. Dhe urime përsëri.
LK: Faleminderit përsëri. Faleminderit shumë.
JR: Mirupafshim.
LK: Faleminderit. Mirupafshim!
Përktheu: Arlinda Guma
Marrë nga The Nobel Prize

Kampisti i pakënaqur/David Kipen
Nëse do që fëmija yt të bëhet shkrimtar, falimento! David Kipen Provat e konfirmojnë. Nëse nuk