Guy de Maupassant ka thënë…

in Letërsi by

Kujtesa jonë është një botë më e përsosur se universi: ajo u jep jetë atyre që nuk ekzistojnë më.

Muzika – ç’art i çuditshëm — më poetikja dhe më e sakta nga të gjitha artet, e paqartë si një ëndërr dhe e saktë si algjebra.

Është më mirë të jesh i palumtur në dashuri sesa i palumtur në martesë, por disa njerëz ia dalin të jenë në të dyja.

Nuk ke jetuar kurrë derisa të kesh qenë një herë në buzë të vdekjes. Për ata që kanë luftuar për jetën, ajo ka një shije që të mbrojturit nuk do arrijnë ta provojnë kurrë.

Një puthje e ligjshme nuk vlen kurrë aq sa një e vjedhur.

Patriotizmi është një lloj feje; është veza nga e cila çelin luftërat.

Ke ushtrinë e mediokriteteve të ndjekur nga turma e budallenjve. Meqenëse mediokrit dhe budallenjtë përbëjnë gjithmonë shumicën dërrmuese, është e pamundur për ta të zgjedhin një qeveri inteligjente.

Artistët e mëdhenj janë ata që i imponojnë njerëzinit vizionin e tyre personal.

Nuk është e vështirë të dukesh sikur je i ditur. Sekreti është të mos e tradhtosh injorancën tënde.

Thelbi i jetës është buzëqeshja e të pasmeve të rrumbullakëta femërore nën hijen e mërzisë kozmike.

A keni fjetur ndonjëherë në një fushë me portokaj të lulëzuara? Ajri që thith me kënaqësi është një kuintesencë parfumesh. Kjo aromë e fuqishme dhe e ëmbël, aq e shijshme sa një ëmbëlsirë, duket se të depërton, të mbars, të deh, të shkakton pafuqi, të shkakton një plogështi ëndërrimtare e të përgjumur. Është si opium i përgatitur nga duart e zanave dhe jo nga kimistët.

Ishte një nga ato fytyra femërore, çdo vijë e të cilës ka sharmin e vet të veçantë dhe duket se zotëron një kuptim, çdo lëvizje e së cilës duket se zbulon ose fsheh diçka.

Hyra në jetën letrare si një meteor dhe do të largohem prej saj si një rrufe.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top