Riarmatosja-Robinson Jeffers
Ato lëvizje madhështore e fatale drejt vdekjes: solemniteti i masës
Që çmerit mëshirën, mëshirën që derdh lot
Për çdo atom të masës, për personat, për viktimat,
Që bën të duket e përbindshme
Të admiruarit e bukurisë tragjike që ndërtojnë.
E bukur si rrjedha e lumit a si rrita e ngadaltë e
Ortekut në një shpat të lartë mali
Që dikur do ta rrafshojë ndonjë pyll, apo si bryma e nëntorit
Si vallja e artë dhe e zjarrtë e gjetheve kur vdesin
A si vasha që puth e gjakon në natën kur fik vajzërinë.
Do ta kisha vënë dorën e djathtë mbi zjarr të ngadaltë
Që e ardhmja të ishte ndryshe … hiç pa u menduar.
Bukuria e njeriut modern nuk qëndron te personat por te
Ritmi shkatërrimtar, te masat e rënda që lëvizin, te
Vallja e masave të prira prej ëndrrave teposhtë kah mali i errët.Përktheu: Arbër Zaimi
Përgjigjia-Robinson Jeffers
Përgjigjia-Robinson Jeffers Pra cila është përgjigjia? Mos të zhgënjehesh prej ëndrrave.Të dish se qytetërimet e mëdha