Shkatërrimi Etik-Bekim Graiçevci
Kur u besonim fjalëve,
ne ishim kukamë qyqeje,
djep i djegun,
sikur kjo liri që fshihet n’hijën e andrrës…
Këndo Tom,
për mëkatin e nanës e frikën e babait!
Tokë e madhe,
nyje nën dhen plot drithrimë, gjak e lot.
Këndo Tom, këndo,
për çikat e zeza nëpër male,
t’rrethueme nga gjarprinjtë e verdhë!?
Dhe ik’,
na e le mësimin
e kultit t’fshehur rreth kokrrës së rrushit.
2011
RECETË GRUAJE-Teuta Sadiku
RECETË GRUAJE-Teuta Sadiku Në fillim zhvokshim fjalët nga përtesa,me kujdes largojmë cipën