YAYOI KUSAMA: “Jeta ime është një bizele e humbur midis mijëra bizeleve të tjera.”

in Pikturë by

NJË IKONË E ARTIT BASHKËKOHOR!
Piktura si KATARSIS dhe si TERAPI!

   YAYOI KUSAMA

Artistja japoneze 91 vjeçare, Yayoi Kusama, mori në vitin 2014 çmimin “Artistja më popullore e vitit”. Stili dallues i Kosama-s dhe pasioni i saj vazhdojnë të gjenerojnë audiencë. Specialiteti i saj është arti psikedelik dhe që, kur shikohet nga njerëzit, bën që syri i tyre të braktisë çdo ide tradicionale të hapësirës dhe realitetit…

Ja disa nga elementet më goditës të jetës së Yayoi Kusama-s.

#1 Veprat e Yayoi Kusama-s janë shpesh projeksione haluçinante


Si skulptore, ajo thotë se, haluçinacionet e saj mund të gjurmohen duke u kthyer mbrapsht deri në moshën 10 vjeçare: “Një ditë, teksa shikoja mbi tavolinë një mbulesë tavoline me modele lulesh të kuqe, unë e ktheva vështrimin tim nga tavani. Atje, në sipërfaqen e xhamtë, si një rreze, pashë forma të përhapura të luleve të kuqe. E gjithë dhoma, i gjithë trupi im, i gjithë universi ishin plot.” Këto haluçinacione të përsëritura e ndihmuan që të ushqente artin e saj të pikave të llojit polka mbi kanavacë, objekte dhe madje, edhe tek njerëzit. Ajo e quan këtë “rrjeta e saj e pafundësisë.”

#2 Sot Yayoi Kusama është një grua artiste bashkëkohore, veprat e së cilës koleksionohen nga e gjithë bota.


Në botën e artit, ende të dominuar nga meshkujt, është e vështirë që të jesh një artiste grua. “Ajo është e vetmja artiste, veprat e së cilës janë shitur në çdo kontinent,” thotë Glenn Scott Wright, bashkëdrejtor i Galerisë “Victoria Miro”. Sipas lajmeve në Artnet, Kusama renditet e 3-ta në listën e artistëve të gjallë më të shtrenjtë.

#3 Bota e Yayoi Kusama-s është e fiksuar me format dhe simbolet falike.


Kusama është treguar e hapur nëpër intervista, shpesh duke u thënë reporterëve që ajo ka një fiksim me seksin (dhe më gjerë, për maçoizmin dhe pozicionin e burrave në shoqëri). Kur ishte fëmijë, Kusama është abuzuar nga e ëma dhe nga i ati i saj strikt dhe kurorëshkelës, të cilët ndoshta zgjuan tek artistja mosbesimin ndaj seksit dhe marrëdhënieve intime. Nëpërmjet veprave të saj ajo nxjerr në pah këto subjekte të dhimbshme.

#4 Yayoi Kusama ka marrë pjesë në mënyrë të paligjshme në Bienalen e Venecias.


Në vitin 1966, me ndihmën e Lucio Fonatana-s, ajo vendosi 1,500 topa të pasqyruar përpara flamurit itaian dhe ajo vetë qëndroi aty në kimonon e saj “Kopshti i Narcizit”, e paftuar dhe pa autorizim. Më pas, ajo filloi t’i shiste sferat, që ajo i quante “tapeti kinetik”. Në vitin 1993, ajo mori një ftesë zyrtare në event si përfaqësuese e Japonisë.

#5 Që nga viti 1977, Yayoi Kusama jeton në një Spital Psikiatrik.


Në vitin 1973, ajo u rikthye në Japoni, e lodhur mendërisht. Që nga viti 1977, ajo është kthyer në një rezidente të  përhershme  të Spitalit Seiwa për të Sëmurët Mendorë Ill. Studioja e saj ndodhet në një distancë të shkurtër nga spitali, ku ajo punon çdo ditë me asistentët e saj.

#6 Ajo thotë se arti është “shumë terapeutik”.


Për Yayoi Kusama-n, piktura është një formë katarsisi. Qofshin ato pika të llojit polka apo organe seksuale mashkullore, që ajo i ka krijuar me mijëra, për të larguar frikën e saj nga vdekja.

#7 Nëpërmjet veprave të saj, artistja shpreh konceptin e “vetëfshirjes”.


Gjithashtu, e quajtur edhe si “vetëshfarosëse,” Yayoi Kusama i është frikësuar zhdukjes së individualitetit. Ajo është një grua e ndëlikuar, me shumë mendime dhe tipare kontradiktore. Kusama nuk dëshiron që të jetë vetëm një qenie njerëzore normale, si gjithë të tjerët, duke thënë se, “ne jemi më shumë sesa disa insekte të mjera në një univers pabesueshmërisht të madh”.

#8 Yayoi Kusama është një artiste mjedisore, e magjepsur nga e pafundmja.


Yayoi Kusama luan në hapësirë. Ajo shumëfishohet nga pasqyrat. Ajo na pushton me pikat e llojit polka. Ndërsa, me dritat, ajo thyen kufijtë ndërmjet shikuesit dhe mjedisit.

#9 Për të rrëmbyer titujt kryesorë të lajmeve, Yayoi Kusama i organizon eventet e saj lakuriq.

Yayoi Kusama është e magjepsur nga aftësia e medias për të transmetuar ide dhe imazhe me kaq shumë shpejtësi. Gjithashtu, ajo luan me imazhin e portretizuar të njerëzve lakuriq në vendet publike dhe është gjithmonë e kujdesshme që të ftojë shtypin…

#10 Ajo ka thënë: “Jeta ime është një bizele e humbur midis mijëra bizeleve të tjera.”

(Imazhi 1: Në pafundësi, 2015)

(Imazhi 2: Yayoi Kusama, Victoria Miro, Londër)

(Imazhi 3: Kusama në dhomën me pemë të verdha, Kortezi për Muzeun ‘Whitney’ dhe ‘Louis Vuitton’)

(Imazhi 4: Yayoi Kusama, Pirgu – Show me Njëmijë Varka)

(Imazhi 5: Yayoi Kusama, Kopshti i Narcizit, 1977)

(Imazhi 6: Kusama në dhomën me pemë të verdha, Kortezi për Muzeun ‘Whitney’ dhe ‘Louis Vuitton’)

(Imazhi 7: Yayoi Kusama, Dhoma e pafundësisë, 2013)

(Imazhi 8: Yayoi Kusama, Transemigrimi, 2011)

(Imazhi 9: Kortezi, Fotografia Rebecca Dale)

(Imazhi 10: Yayoi Kusama, Shpërthim anatomik, Kortezi e Galerisë Gagosian)

Marrë nga: Revista Artsper

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top