VIVIAN MAIER: Enigmatike, eksentrike, misterioze dhe vetmitare!

in Pikturë by

VIVIAN MAIER

Që nga zbulimi i punës së saj, Vivian Maier (1926-2009) ka krijuar një interes të fortë në botën e artit. Eksentrike, misterioze dhe vetmitare, historia e saj magjeps këdo, edhe ata që në fillim kanë qenë më skeptikët për të. Veprat e saj kanë një ndjesi poezie urbane, ëmbëlsie dhe mirësie, e cila ka hipnotizuar audiencën dhe institucionet artistike nëpër botë.

Disa fakte të rëndësishme rreth jetës së enigmatikes Vivian Maier:

{Vivian Maier-i nuk ia ka treguar kurrë fotgrafitë e saj askujt.}

Më shumë se 120.000 negativë mbetën në kuti për dekada. Ajo thuajse nuk lau kurrë asnjë fotografi.

{Vivian Maier- i ka punuar si dado për të gjithë jetën e saj.}

Vivian Maier ka punuar nëpër familje në Nju Jork dhe Çikago nga viti 1951 deri në vitin 1993. Tre vëllezërit që ajo kishte rritur u kujdesen për të deri kur ajo vdiq. Kur punëdhënësit e saj e pyetën se kush ishte ajo në të vërtetë, ajo do të përgjigjej: “Unë jam një lloj spiuneje”.

{Vivian Maier-i ka qenë një artiste e panjohur përpara vitit 2009.}

Në një shitje gjyqësore, John Maloof dhe koleksionsitë të tjerë do të blinin negativët e saj.

{Vivian Maier-i ishte amerikane, por të gjithë mendonin se ajo ishte franceze.}

Ajo fliste me një theks të fortë francez, ndoshta në kujtim të familjes së të ëmës, vendase franceze, ku ajo kishte kaluar disa vite.

{Vivian Maier-i endej nëpër qytet me një kamera Rolleiflex.}

Rolleiflex-i i krijoi mundësi që ajo të bënte fotografi portretesh intime dhe natyrale të të huajve që ajo do të takonte. Duke qenë se shkrepja bëhej nga sipër, ajo i bënte fotografitë pa u vënë re fare madje.

{Një dokumentar ka kontribuar në famën e Vivian Maier-it.}

Në vijim të fenomenit “Në kërkim të Njeriut Sheqer”, që e risolli në qendër të skenës, Sixto Rodriguez-i, dokumentari i vitit 2013 “ kërkim të Vivian Maier-it’ – i nominuar për Çmimin Oscar si Dokumentari më i Mirë në vitin 2015 – ka kontribuar në rizbulimin e saj.

Silogomania karakterizohet nga akumulimi kompulsiv dhe i tepërt i objekteve, pavarësisht sesa të padobishme dhe të pavlefshme mund të jenë ato. Kur Vivian Maier-i mbërrinte në një familje, ajo do të paralajmëronte punëdhënësit e saj: “Më duhet t’ju them se unë vij me jetën time dhe jeta ime është në kuti”.

{Vivian Maier-i ka përdorur emra falsë gjatë gjithë jetës së saj.}

Nga një familje tek një tjetër, ajo është quajtur Meyer, Mayer, Meier, Maier, apo madje edhe Viv Smith.

{Vivian Maier-i mund të krahasohet me lehtësi me fotografët më të mëdhenj të shekullit të 20-të.}

Fotografitë e saj më fëmijë që luajnë na kujtojnë Helen Levitt-in (1913-2009). Ajo satirizon si borgjezja Diane Arbus (1923-1971), heton periferitë siç bënte edhe Weegee (1899-1968), dhe di sesi të luajë me kuadrin dhe fotografitë e mjegulluara si Robert Frank-u (1924-.)

Vivian Maier-i ka thënë dikur: “Asgjë nuk mundzgjasë përgjithmonë, ne kemi nevojë që të krijojmë hapësirë për njerëzit e tjerë; është një mekanizëm. Ti vazhdon përpara, duhet të shkosh deri në fund dhe dikush tjetër do të zerë vendin e tyre.”

Sot, ajo është një fotografe e madhe, e cila zë vend si një dado enigmatike.

Marrë nga: Revista Artsper

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top