Varret e paraardhësve tanë-Janis Ricos

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Varret e paraardhësve tanë-Janis Ricos

 

Duhej të ruanim të vdekurit tanë e forcën e tyre, mos ndoshta ndonjë çast

kundërshtarët tanë i zhvarrosnin dhe i merrnin me vete. Dhe, atëherë,

pa praninë e tyre, do rrezikonim dyfish.

Si do jetonim

pa shtëpitë, mobiljet, tokat, dhe mbi të gjitha,

pa varret e paraardhësve tanë, luftëtarëve a të diturve? Le të kujtojmë,

si spartanët rrëmbyen nga Tegjea eshtrat e Orestit. Kurrsesi, s’duhet të dinë armiqtë tanë, ku janë varrosur.

Por, si ta dimë cilët janë armiqtë, kur e nga do vijnë? Jo pra, varre madhështorë,

stoli rrëzëllitëse – që tërheqin vëmendjen e ngjallin zili. Të vdekurit tanë

s’i kanë aspak nevojë – të kursyer, të thjeshtë e të heshtur tashmë, shpërfillin likerin me

mjaltë, blatimet dhe lavditë e kota. Më mirë

një rrasë guri e një saksi mëllage, ndonjë shenjë sekrete ose asnjë. Më e sigurt, do jetë t’i ruajmë brenda nesh, nëse mundemi;

më mirë madje as ne, të mos e dimë ku prehen.

Kështu siç vajtën gjërat në kohën tonë – kushedi – edhe vetë ne mund t’i zhvarrosnim e t’i flaknim një ditë.

 

Perktheu: Eleana Zhako

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top