Thika-Jean Follain
Një thikë e vjetër tradhtari
përdorur në melodramë
u gjet nga një dorë me dorashkë
që po shkulte hithrat.
E madhe dhe e fortë qe heshtja
si në fëmijëri
fushat me mollë
lulet e fshatit
ledhet e ngushtë
krijonin një mbrëmje të gjatë
ngjyra e absolutes
njomte peizazhet
një polen zambaku
kishte rënë
mbi tehun e thikës.Përktheu: Alket Cani
SHAH-Jorge Luis Borges
SHAH-Jorge Luis Borges Në këndin e tyre lojtarët fillikatëGurët e ngadaltë lëvizin. Skakiera,Ku dy ngjyra urrehen