Të gjitha rrugët të çojnë tek Magritte!

in Pikturë by

LUFTA E PËRJETSHME ndërmjet VËSHTRIMIT dhe OBJEKTEVE!

    RENÉ MAGRITTE

Unë thjesht kërkoj për imazhe dhe shpik e shpik. Për mua ideja nuk ka rëndësi: rëndësi ka vetëm imazhi, imazhi i pashpjegueshëm dhe misterioz, duke qenë se në jetë çdo gjë është mister.” – Rene Magritte

1. PAK DIHET RRETH JETËS SË TIJ TË HERSHME

René François Ghislain Magritte (1898-1967) lindi në Lessines, në Belgjikë. I ati i tij ishte rrobaqepës dhe tregtar tekstilesh; e ëma e tij u vetvra në vitin 1912, duke u vetëmbytur në Lumin Sambre.

Për katër vite, Magritte u regjistrua në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura (Académie Royale des Beaux-Arts ) në Bruksel, përpara kalimit të një periudhe të shkurtër kohore në këmbsori dhe si një skicograf/vizatues në një fabrikë letre. Në vitin 1924, ai filloi të punonte si konsulent i lirë, si dizenjues grafik në Bruksel. Në pesë vitet e arsdhshme ai prodhoi reklama për shumë klientë, duke përfshirë shtëpinë belge të modës dhe Alfa Romeo-n. Megjithatë, nëse do ta kishit parë Magritte-n në rrugë, me shumë lehtësi ju do ta kishit ngatërruar për një borgjez të zakonshëm belg. Më vonë, ai adoptoi atë që tani është kaq ikonike – kapelen republike – saktësisht sepse ajo ishte uniforma e funksionarëve belg.

2. NË VITIN 1927, AI U VENDOS NË PARIS – QENDRA E SURREALIZMIT NDËRKOMBËTAR -POR ATIJ IU DUK ATMOSFERA MBYTËSE

Vendosja e Magritte-s në Paris çoi në prezantimin e tij me shkrimtarët, artistët dhe me personazhe të tjerë, të lidhur me lëvizjen, jo vetëm me liderin e saj, André Breton. Megjithatë, paligjshmëria e supozuar e Surrealizmit, u minua nga sjellja përshkruese e Breton-it. Në Francë, Surrealizmi ngjalli idetë e automatizimit dhe të pavetëdjes, koncepte që ishin shumë larg kërkimit të vetë Magritte-s për përgjigje të plota magjie dhe misteri ndaj gjergjëzave që bota rreth nesh na imponon.

Magritte u largua nga Parisi pasi bashkëshortja e tij Georgette u kritikua publikisht për veshjen, duke u kthyer tek një sferë më borgjeze dhe familjare e Surrealizmit belg.

3. AI E PËRDORTE GJUHËN NË VEPRAT E TIJ, MË E FAMSHMJA “KJO NUK ËSHTË NJË PIPË” 

Nga vitet 1920 e më tej, Magritte eksploroi mënyrat arbitrare sipas të cilave letrat dhe tingujt i bashkëngjiten koncepteve dhe objekteve në botë. Ai ishte një eksplorues i hershëm i nocioneve të shenjave dhe të kuptimeve, dhe disa prej pikturave të tij trajtojnë edhe idetë rreth perceptimit.

Diçka e tillë është çuar në ekstrem në deklaratën e tij të famshme: “Kjo nuk është një llullë”, në pikturën e tij të vitit 1929 me një llullë. Sigurisht që ajo është një pikturë dhe jo një llullë – pavarësisht titullit të saj: Tradhëtia e imazheve.

4. MAGRITTE SHPIKU NJË MËNYRË, SIPAS SË CILËS SHIKUESI MUND TË HYNTE NË NJË TEATËR TË ÇUDITSHËM TË SHKËLQYER, NJË REALITET I PAZBULUAR MË PARË

Përgjatë karrierës së tij, Magritte akumuloi një inventar personal të objekteve dhe motiveve të jetës së përditshme dhe përdori një variete kombinimesh apo arranxhimesh të ndryshme – mollë, vezë, shkëmbinj, zogj, kapele republike, një gotë, re në një qiell të përsosur blu, për të përmendur disa prej tyre.

Në shumë prej kompozimeve të Magritte-s, objektet janë duke kaluar nëpër një transformim, të paraqiten teksa ato po ndryshojnë nga një gjendje apo nga një identitet në një tjetër. Siç ka shpjeguar artisti: “Krijimi i objekteve të reja, transformimi i objekteve të njohura; një ndryshim substance në rastin e disa objekteve: për shembull, një qiell i drunjtë; përdorimi i fjalëve në lidhje me imazhet; emërtimi i gabuar i objekteve… përdorimi i disa vizioneve të shikuara ndërmjet gjumit dhe zgjimit, kaq të përgjithshme ishin mjetet e sajuara për të detyruar objektet që të dilnin jashtë të zakonshmes, për t’u kthyer në diçka sensacionale dhe për të vendosur një lidhje të thellë ndërmjet vetëdijes dhe botës së jashtme.”

5. FILOZOFIA E TIJ “LIDHJET E ZGJEDHURA”, I ERDHI PASI U ZGJUA NGA NJË ËNDËRR

Nga vitet 1930, Magritte kërkonte që të gjente “zgjidhjet” e “problemeve” të veçanta, të përbëra nga lloje të ndryshme objektesh, një metodë që i mundësoi atij sfidimin dhe rikonfigurimin e elementeve më të kudogjendur dhe më të zakonshëm të jetës së përditshme. Këto probleme e obsesuan deri sa të konceptonte një imazh që ta zgjidhte problemin.

Kjo metodë filozofike i kishte ardhur pasi ishte zgjuar nga një ëndërr në vitin 1932. Në gjendjen e tij gjysmë të zgjuar, ai pa një kafaz zogu që ishte në dhomën e tij, por nuk pa asnjë zog që të banonte në të, në vend të zogut ishte një vezë. Ky “moskuptim i shkëlqyer” e lejoi që të kuptonte, sipas vetë fjalëve të tij: “një sekret të ri magjepsës dhe poetik.”

Ndjekja e sekretit, “lidhjet e zgjedhura” të panjohura apo të panjohshme ndërmjet objekteve të lidhura, u kthyen në qëllimin e qëndrueshëm të formës së artit të Magritte-s nga kjo pikë e më tej. Ai kërkonte që të zbulonte poezinë e fshehur ndërmjet objekteve, si për t’i bërë ato “të bërtisnin me zë të lartë”, dhe për të shkundur shikuesin nga vetëknaqësia. “Problemi i zogut” rrjeshimisht u zgjidh nëpërmjet paraqitjes së një vezë në një kafaz; “problemi i derës” u zgjidh duke pikturuar një vrimë pa formë të prerë nëpër të; pema, me një “gjethe peme”, dhe kështu me radhë.

6. AI ZHVILLOI SHUMË MOTIVE TË FAMSHME TË CILAT KTHEHESHIN SËRISH DHE SËRISH

Piktura “Le domaine d’Arnheim” (Territori i Arnheim-it), e pikturuar në vitin 1938, është realizimi i parë nga Magritte në vaj i një prej motiveve të tij piktoriale më të forta – mali autoritar në formë shqiponje. Ky subjekt e tërhiqte aq shumë Magritte-n saqë ai e përsëriti të njëjtën temë nëntë herë ndërmjet viteve 1938 dhe 1962.

Një nga temat e tjera më të njohura të Magritte-s, piktura “La magie noire” – magjia e zezë – merr motivin e një figure nudo në metamorfozë, e vendosur përpara një piezazhi idilik. Magritte kishte eksploruar në fillim subjektin e magjisë së zezë në vitin 1934, pak muaj pas pjesëmarrjes në ekspozitën “Le nu dans l’art vivant” tek Pallatii Arteve të Bukura të Brukselit dhe vazhdoi që të pikturonte një sërë variacionesh të kësaj ideje.

E pikturuar në vitin 1962, piktura “A la rencontre du plaisir” (Drejt kënaqësisë) e Magritte-s, kombinon disa nga motivet më ikonike të tij në një imazh të vetëm: njeriun e vetmuar në një kapele republike, hënën, evokimin e vazhdueshëm të natës dhe të ditës, një perde që krijon një ndjesi që skena është njëherësh e brendshme dhe e jashtme dhe atë që Magritte e ka përshkurar si “lufta e përjetshme ndërmjet vështrimit dhe objekteve.”

7. GJATË LUFTËS AI U HODH NË “PERIUDHËN RENOIR”

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Magritte adoptoi një stil pikturimi të quajtur ‘Surrealisme en plein soleil’, një përgjigje ndaj tmerreve të konfliktit që po gllabëronte Evropën. I frymëzuar nga paleta dhe nudot epshore të Pierre-Auguste Renoir-it, veprat që ai krijoi në këtë stil reflekojnë dëshirën e tij për të eksploruar anën e bukur të jetës.

Në një letër të vitit 1941 për mikun e tij Paul Éluard, ai shkroi: “Fuqia e këtyre pikturave është që të na bëjë saktësisht të vetëdijshëm mbi papërsosmëritë e jetës së përditshme.” Trupi femëror ishte një element kyç brenda strategjisë së zhvillimeve dhe Magritte lartësoi format sensuale elegante të grave në piktura të shumta përgjatë kësaj periudhe.

Pushtimi gjerman i Belgjikës shenjoi një pikë kthese në artin e tij. “Përpara luftës, pikturat e mia shprehnin ankth, por përvoja e luftës më kishte mësuar se ajo që ka rëndësi në art është shprehja e sharmit”, ka deklaruar ai. “Unë jetoj në një botë të paqëndrueshme dhe vepra ime është një kundërsulm.”

8. VEPRAT E TIJ USHQEHESHIN NGA KARRIERA E TIJ NË BOTËN E REKLAMAVE

Karriera e suksesshme e Magritte-s në reklama [ai drejtoi një agjenci, në Studio Dongo, me vëllain e tij, Paul, në vitet 1930] me shumë mundësi ndihmoi për të mprehur idenë e tij sesi ta bënte një imazh që të ngjiste, që të të mbetej në kokë. Në një kasolle të rrënuar në kopshtin e tij, Magritte krijoi postera, kapakë muzikorë dhe reklama deri në vitit 1950, shumë gjatë pasi ai ishte bërë i njohur ndërkombëtarisht si një artist. Ai nuk e braktisi kurrë botën tregtare, por ai më shumë i përvetësoi strategjitë e reklamimit në shumicën e artit të tij.

Shumë nga veprat e tij, u kthyen në ikona për bizneset e mëdha; zogu i tij i qiellit, për shembull, u kthye në një emblemë kyçe të linjës ajrore belge, Sabena. Pikturat e tij të çuditshme, përndjekëse vazhdojnë që ta furnizojnë botën e reklamave 50 vjet pas vdekjes së tij. Këto përfshijnë reklamat bashkëkohore për Linjat Hekurudhore Shtetërore Franceze; reklamën e Volkswagen-it që ka fituar çmime nga Doyle Dane Bernbach – origjinalja “Njeriu i Çmendur” i Avenjusë 60-të në Madison; serinë e reklamave të Allianz-it, të cilat përvetësuan motivin e “Kjo nuk është një pipë”; dhe serinë e famshme “Vodka Absolute”. Kapakët e albumeve? Apo molla për Korporatën “Apple”, ose molla në monokrom e iPad-it apo laptop-it tuaj? Në mënyrë direkte dhe indirekte (në rastin e kompjuterave “Appl”’), të gjitha rrugët të çojnë tek Magritte.

9. MEGJITHATË, PËR MAGRITTE-n, KISHTE RËNDËSI VETËM IMAZHI

Përgjatë jetës së tij, Magritte iu shmang të gjitha përpjekjeve për të çkoduar kuptimin e veprave të tij. “Unë nuk kam asgjë për të shprehur!” ka shpjeguar ai njëherë. “Unë thjesht kërkoj për imazhe dhe shpik e shpik. Për mua ideja nuk ka rëndësi: rëndësi ka vetëm imazhi, imazhi i pashpjegueshëm dhe misterioz, duke qenë se në jetë çdo gjë është mister.”

10. VEPRAT E TIJ MUND TË SHIHEN NË INSTITUCIONET LIDERE

Shumica e kryeveprave ikonike të Magritte -s ndodhen në muzetë kryesor në të gjithë botën. Muzeu Magritte, që ndodhet në “Musées Royaux des Beaux-Arts de Belgique” (Muzeun Mbretëror të Arteve të Bukura të Belgjikës), ka një nga koleksionet më të mëdha dhe më të shumëllojshme të veprave të tij.

Përzgjodhi dhe përktheu:  Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top