Solstici Veror-Jorgos Seferis

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Solstici Veror-Jorgos Seferis

 

Letra e bardhë pasqyrë

e ashpër

të kthen vetëm atë që ishe.

 

Letra e bardhë flet

me zërin tënd

me tëndin zë

jo atë që do t’pëlqente;

muzika jote është kjo jetë

që shpërdorove

Mund ta rifitosh

nëse dëshiron

nëse ngulesh mbi

këtë gjë të papërfillshme

që të kthen pas

atje ku fillove.

 

Udhëtove, pe shumë hëna,

shumë diej

preke të vdekur e të gjallë

ndjeve dhimbjen e trimit

dhe rënkimin e gruas

hidhërimin e fëmijës së papjekur-

çfarë ndjeve dergjet e paqenë

nëse nuk i beson zbrazëtisë së letërt.

Ndoshta e gjen atje, çka pandehje të humbur;

lulëzimin e rinisë, rrënimin e drejtë të moshës.

 

Jeta jote është ajo çka dhe,

kjo zbrazëti është ajo çfarë dhe,

e bardha letër. 

 

Përktheu: Eleana Zhako

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top