SI U KTHYE NË IKONË PIKTURA “GOTIKU AMERIKAN”

in Pikturë by

Dy njerëz, një shtëpi, dhe pak qiell.
A nuk është paksa e mbivlerësuar?

Vetëm një sekondë, vetëm një sekondë… uleni pak poshtë atë sfurkun me tri maja…

Unë e kuptoj që Grant Wood-i ka bërë një pikturë të pabesueshme. Ju mund ta vini re këtë në të gjithë detajet e vockla si, për shembull, sesi përsëriten linjat e sfurkut në shtëpi apo modelet bashkëkohore në perdet e dritareve dhe tek fustani i gruas. Piktura është teknikisht komplekse. Por nëse bëni një kërkim për të, ajo që do t’ju shfaqet në kërkimin në Google është “Parodia e Gotikut Amerikan.” Faqe pas faqesh saktësisht me të njejtën shaka. Star Wars, Minions… ka kaq shumë parodi. Ju nuk do të shkoni askund nga Show “Rocky Horror Picture”, “Janet,” deri tek Mulan, “pa përmendur që ata do ta humbasin fermën,” vetëm me disa linja të këndshme. Këto parodi janë krijuar sepse ishte diçka më e madhe ajo që e bëri pikturën kaq të famshme.

Të kuptuarit e sekretit të suksesit të Gotikut Amerikan, në fakt, me ka ndihmuar që ta vlerësoj atë për herë të parë. Askush nuk do të kishte hamendësuar se piktura e Grant Wood-it do të ishte një sukses kaq i madh. I lindur afër Anamosa-s, në Iowa, ai u rrit në një qytet të madh: Cedar Rapids. Por në vitet 1920-të ai udhëtoi shpesh në Evropë. Impresionizmi ishte një frymëzim. Po ashtu edhe Pointilizmi. Ai u ndikua nga artistët më të mëdhenj. Ai ka thënë se vështrimet në pikturat e Jan van Eyck-ut e kanë ndryshuar artin e tij. Mendoj se mund ta shikoni në këto fytyra të gjata, të sheshta që Wood-i i ka vizatuar vetë. Rezultati i atyre udhëtimeve ishte një djalë, i cili ishte gjysmë artist evropian dhe gjysëm djali fshati Iowan-ian.

Kështu, kur Wood-i kaloi afër kësaj shtëpie në Eldon, të Iowa-s, ai pa diçka. Diçka gotike, atë dritare të çuditshme, disi ogurzezë, dhe diçka amerikane njëherësh. Ai i bëri skica shtëpisë, dhe rekrutoi dentistin dhe po, motrën e tij, si modele për pikturën. Pati disa devijime teksa piktura po zhvillohej. Barërat e këqija përpara shtëpisë u zhdukën. Grabuja u zëvendësua me një sfurk. Wood-i thoshte se e kishte zgjatur fytyrën e motrës së tij, kështu nuk e njohën si gruan e dentistit të moshuar.

Wood-i e përfundoi atë në vitin 1930. Atë vit, piktura u shfaq në Institutin e Artit në Çikago, për një konkurs. Por ajo mori çmimin e bronztë; vendin e tretë! Përmendja e parë në The New York Times u zvogëlua nga një reklamë për mjekimin me acid të stomakut. Wood-i ia shiti Gotikun Amerikan muzeut për 300 dollarë. Kjo është pyetja e madhe.

Si ia doli një pikturë e vendit të tretë, me vlerë 300 dollarë, që paraqet një dentist dhe motrën e artistit, që të kthehej në një ikonë?

Amerika pësoi shumë ndryshime gjatë viteve 1800 deri në vitet 1920. Kjo tabelë tregon të gjitha punët. Puna që zë vendin më të madh është bujqësia. Në vitin 1880, thuajse gjysma e të gjithë amerikanëve ishin në ferma. Tani le të shkojmë në vitet 1920. Bujqësia shkoi nga 48% në vetëm 25%. Në vitin 1880, thuajse 30% e amerikanëve jetonin në qytete. Deri në vitin 1920, kjo shifër kishte arritur në më shumë sesa gjysmën. Amerika ishte e ndarë ndërmjet qytetit dhe fshatit. Në vitet 1920 dhe 1930, njerëzit e qytetit filluan që të pinin duhan. Kritiku H. L. Mencken është një shembull i mirë. (Përfytyroni Bill Maher, por 20 herë më shumë të njohur për pikë IQ-je, dhe më pak i majmë.) Mecken-i i quante njerëzit e qytezave të vogla “booboisie” (njerëz budallenj). Kjo ishte diçka e zakonshme.
Në vitin 1920, libri “Main Street” (rruga kryesore) ishte një risi hit, e cila, në thelb, kishte të bënte me sesi qelbeshin qytezat e vogla. Gotiku Amerikan paraqiste ekulibrin e përsosur për këtë luftë të madhe, të ndyrë. Disa njerëz të qyteteve e panë çiftin e pikturës së Gotikut Amerikan si “booboisie.” Disa njerëz të fshatit e panë atë si amerikanë origjinalë autentikë.

A e mbani mend atë fustanin blu dhe të zi ( apo fustanin e bardhë dhe të artë) që u bënë viralë në Buzzfeed? Ajo nuk u bë virale sepse ishte një fotografi madhështore, por u bë virale sepse ishte një luftë e madhe.

Në vitetet 1930, Gotiku Amerikan nuk ishte edhe aq i ndryshëm. Grant Wood-i e dinte se çfarë po bënte. Ky është autoportreti i Grant Wood-it i vitit 1935, Kthimi nga Bohemia. Ai po përpiqet që të duket si një artist solid nga Iowa. Por ai ishte gjithmonë Bohem.

Në vitin 1932, Wood-i pikturoi “Vajzat e Revolucionit”. Ai ka thënë se ajo pikturë ka qenë satira e tij e vetme. Një mit amerikan i bllokuar nga gra që tokin filxhanët e tyre të çajit. Ose shikoni këtë fabul të Parson Weems-it e vitit 1939. Ajo nderon historinë e George Washington-it që refuzon të gënjejë për prerjen e pemës së qershisë. Pastaj, bie sipari. Ajo histori amerikane ishte diçka që Parson Weems-i e kishte shpikur vetë.

Fermer, artist, amerikan i vërtetë, snob artistik. Grant Wood-i i bënte të gjithë që të hamendësonin. Nëse e mendoni, qasja e tij ndaj artit nuk ishte aq e ndryshme sesa të gjitha paroditë idiote që përpiqen t’ia hedhin me të dyja qëndrimet. Gjysmën e kohës ata nderojnë pikturën dhe idenë e një çifti të qëndrueshëm amerikan. Dhe gjysmën e kohës ata e konsiderojnë atë një shaka. Ajo që mund të mos kuptojnë satiristët është fakti se kur Grant Wood-i pikturoi motrën dhe dentistin e tij, përballë shtëpisë në Eldon, Iowa, ai po bënte të njëjtën gjë.

 

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top