SI U BË “MONA LISA” KAQ E MBIVLERËSUAR?

in Pikturë by

Cili është shpjegimi i cinikëve për “Mona Lisa-n”?

Përse është kaq e famshme “Mona Lisa”? A është ajo me të vërtetë më e mirë se sa ”Zonja me Hermelinë” e Da Vinci-t? Kjo duket më e mirë. Ka një hermelinë më shumë. Por, është “Mona Lisa” ajo që është kaq e famshme, saqë Drejtori i Luvrit ku jeton “Mona Lisa”, ka thënë se 80% e vizitorëve shkojnë aty për të parë vetëm atë pikturë. Nëse ju nuk mendoni se “Mona Lisa” është e famshme sepse ajo është deri diku dhjetë herë më e mirë se çdo pikturë tjetër, historia e saj na tregon diçka shumë më interesante, diçka mbi atë sesi përhapet/shpërthen arti më gjerë në kulturë, apo kulturën e masave. Dhe kjo mund të mos kishte ndodhur kurrë nëse “Mona Lisa” nuk do të ishte zhdukur.

Përpara se “Mona Lisa” të kthehej në një yll të kulturës së masave, përpara se ajo të zhdukej, një kritik (Walter Pater) i vetëm e ktheu atë në një vepër, në diçka për të cilën ia vlente që të flitej. Dhe ai ishte aq çmendurisht i dashuruar me pikturën, saqë, i vetëm, pa ndihmën e askujt, e ktheu atë në një kryevepër. Libri i vitit 1873 i Walter Pater-it: “Rilindja”, ishte kyç. Ky libër u publikua thuajse 350 vite pasi Leonardo e kishte pikturuar atë duke e përcaktuar pikturën për Viktorianët. Kjo ishte diçka kyçe në një epokë kur, në fakt, ishte e vështirë që të shikoje art. Kështu që, fjalët e bënë punën e tyre. Këtu është paragrafi epik, në gjysëm kolonë, në qendër të odës së tij për Mona Lisa-n. Pikat kryesore?

Kafshëria e Greqisë…
Ajo është më e vjetër se shkëmbinjtë mes të cilëve ajo ulet…
Si një vampir, ajo ka vdekur shumë herë…
Ky ka qenë citimi më i purpurt i të gjitha kohërave!

Por njerëzit i adhuronin këto gjëra. Oscar Wilde mendonte se kjo esé ishte madhështore. Ai shkrante “muzikaliteti i prozës mistike.” Dhe çdo profil i përgjithshëm interesi në Luvër, nga udhëzimet akademike deri tek klubet e diskutimit në Paducah (në Kentaki), përdornin fjalët e Pater-it për të folur rreth “Mona Lisa-s”. Pastaj u sulën kritikë të tjerë, “Mona Lisa” ishte një pikturë e famshme, laike, që ata mund ta analizonin.

Ndryshe nga “Darka e Fundit” e Da Vinci-t, ata mund të gjenin të gjithë llojet e kuptimeve. Por madje edhe në pikun e saj, “Mona Lisa” ishte një lloj arti me famë botërore, jo piktura më e famshme e të gjitha kohërave. Në vitin 1907, një vandal në Luvër shënjestroi një pikturë nga Ingres dhe jo nga Da Vinci. Dhe në vitin 1910, mes thashethemeve të grabitjes, gazetat e quajtën “Mona Lisa-n” piktura e dytë më e famshme në Luvër, pas “Madonës së Sistinës” së Rafaelit. U desh një vjedhje e vërtetë për ta kthyer “Mona Lisa-n” nga një seksion mësimor, në art të ikonës së kulturës së masave.

Këto janë gjurmët e Vincenzo Peruggia-s. Kjo është një fotografi e Vincenzo Peruggia-s. Ai e ka një të tillë sepse më 21 Gusht të vitit 1911, ish punonjësi i Luvrit e hoqi “Mona Lisa-n” nga muri dhe e çoi në shtëpi. Luvrit iu desh madje një ditë që ta vinte re që piktura mungonte, por media nuk u përmbajt në reagime.

Piktura u konsiderua e humbur për dy vjet dhe çdo herë, shtypi, shpesh citonte Pater-in, duke e quajtur atë portretin më madhështor që kishte ekzistuar ndonjëherë. Ata spekullonin se buzëqeshja e “Mona Lisa-s” e kishte çmendur hajdutin; ata shkruanin trillime argëtuese mbi hajdutin dhe ëndërronin syhapur vazhdimisht rreth vendndodhjes së saj.
Mijëra njerëz shkuan në Luvër vetëm për të parë mbajtësen e zbrazur në mur. Vjedhja dhe ndjekja e hajdutit u kthyen në një fushatë reklamimi dyvjeçare për pikturën. Dhe duke qenë se ju nuk mund të kërkoni në Google për “Mona Lisa përpara se të vidhej,”, ishte e vështirë për njerëzit që të shikonin në fakt, pikturën dhe të thoshin: “Cili është ky problem kaq i madh?” Kur Peruggia u kap, ai tha se, qëllimi i tij kishte qenë që ta kthente “Mona Lisa-n” tek vendi i saj mëmë, në Itali.

Deri atëherë, ajo ishte piktura më e famshme në botë, pjesërisht, për shkak të mungesës së saj. Kur Mona Lisa u vodh, ajo u kthye në një kryevepër. Pas kthimit të saj dhe një ‘tour-i’ dyjavor në Firence, ajo u rikthye në Luvër më e madhe se thjesht si art. Ajo ishte një histori dhe një legjendë, e shfaqur dukshëm në çdo gazetë që raportoi për rikthimin e saj.

Kjo ishte shfaqja më e madhe pas dy vitesh pezullim, tani me një histori që të meritonte hiperbolën e Walter Pater-it. Nga atëherë e më vonë, ajo u kthye në një tërheqje për fjalimet dhe paroditë politike. Ajo u kthye gjithashtu në një imazh të këtij krijimi të madh që kishte arritur të krijonte dhe të ndante civilizimi. Ky momentun nuk ndaloi kurrë.

Në fund, interpretimi i cinikëve dhe interpretimi i kritikut të magjepsur, kanë diçka të përbashkët. “Mona Lisa” nuk është një portret, por një fytyrë bosh. Një vend për kritikët për të pikturuar kuptimin e saj dhe ku njerëzit mund të gjejnë misterin.

Kjo është arsyeja përse ajo ka qenë kaq e famshme, jo për mënyrën se si është pikturuar, por për atë që ne shikojmë tek ajo. Nëse kjo nuk është art, atëherë çfarë është?

Ne gjetëm një përshkrim të vitit 1900 të “Mona Lisa-s”, i cili dukej veçanërisht këmbëngulës. Shkrimtari thotë: “Edhe ata, shprehja e parë e të cilëve është një ‘hëh’ dhe që kanë deklaruar sinqerisht se ata nuk mund ta gjenin bukurinë te ajo, ende debatojnë nxehtë për të dyja.” Ndoshta, kështu është ende edhe sot.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top