SI E RISHPIKËN ARTIN EKSPRESIONISTËT GJERMANË

in Pikturë by

Veprat shokuese, të gjalla, të papërpunuara të cilat shpërthyen vlerat borgjeze.

Në fund të shekullit, një ajër i trashë, i rëndë kishte rënë përmbi “fantazmat” krijuese të Gjermanisë. Artistët nëpër qytetet kozmopolitane si Mynihu, Drezdeni, dhe Berlini ishin të frustruar. Ata ndiheshin të mbytur nga doket dhe traditat strikte borgjeze dhe edukimi për artin, i sponsorizuar nga shteti, që në atë kohë dominonte kulturën dhe estetikën e vendit. Në vitin 1905, një grup i vogël piktorësh vendosën të rebeloheshin. Në vend të kompozimeve të ngurta dhe të drejtëpërdrejta, ata hodhën në kanavacat e tyre fragmente të gjalla, me një përzierje ngjyrash, duke zbërthyer format e shfrenuara “bruto”. Veprat që pasuan ishin vepra arti bruto, të papërpunuara, thellësisht emotive dhe shokuese.

Këta artistë u bënë të njohur si Ekspresionistët Gjermanë: pasardhës të një lëvizjeje eksperimentale, shumëfytyrëshe, e lidhur së bashku nga besimi se arti duhet të shprehë emocion dhe të sfidojë konservatorizmin social të epokës në këtë proces. Një grup artistësh nga Drezdeni, i udhëhequr nga Ernst Ludwig Kirchner, të njohur si “Die Brücke”, u krijua në vitin 1905. Bashkëatdhetarët e tyre në Mynih, të kryesuar nga Wassily Kandinsky, Franz Marc, dhe Gabriele Münter, u bashkuan disa vite më vonë nën emrin “Der Blaue Reiter” (Kalorësit Blu). Të dy këto grupe artistësh realizuan vepra të ndezura nga emocionet dhe të frymëzuara nga pavetëdija. Duke qenë se, pikturat e tyre u bënë më pak përfaqësuese, ata vizatuan kompozime sipas një perspektive të sheshtë dhe të thjeshtëzuar, si ato të gravurave dhe të printimeve në dru. Format vibruese dhe të shformuara që “popullojnë” kanavacat e tyre shtruan rrugën për abstraksionin e mesit të shekullit.

“Sot arti po lëviz në drejtime për të cilat të parët tanë kishin një ide të vagullt, Kalorësit e Apokalipsit dëgjohen duke galopuar nëpër ajër,” shkroi Franz Marc për këtë lëvizje dehëse në manifestin e tij të “Kalorësve Blu”, të vitit 1912. “Ngazëllimi artistik mund të ndihet nëpër të gjithë Evropën, artistët e rinj po sinjalizojnë njëri-tjetrin nga të gjitha anët.”

Në vitet 1920, Objektiviteti i Ri që u zhvillua në periudhën e ndërluftës (referuar, veçanërisht ndërmjet dy luftërave botërore të 1918 dhe 1939). Artistët e gjendur në Berlin si Otto Dix, Käthe Kollwitz, dhe Max Beckmann, u fokusuan në tematikat politike, të lidhura shpesh me tmerret e Luftës së Parë Botërore dhe sulmin psikologjik ndaj qytetarëve gjermanë. Këto vepra janë të mbushura me njerëz thatanikë, të dëshpëruar dhe epshorë, të cilët shpesh paraqiten në printime të zymta bardhë e zi, formatë thjeshtëzuara dhe në paleta fantazmike, duke theksuar subjektin e tyre të errët dhe melankolik.

Piktura, Dr Rosa Schapire 1919, Karl Schmidt-Rottluff

Marrë nga: Artsy

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top