Ringjallje-Janis Ricos

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Ringjallje-Janis Ricos

 

Askush s’u përkujdes për kopshtin, vite tashmë. Ndërkohë,

sivjet – maj, qershor – lulëzoi vetë sërish,

rrëzëlliti i tëri gjer te kangjellat, – njëmijë trëndafila, njëmijë karafila, njëmijë mëllaga, njëmijë grashina –

vjollcë, e portokalltë, e gjelbër, e kuqe, e verdhë – ngjyra-flatra; – gruaja me ujitësen e saj të vjetër, rishtas u shfaq të ujisë – e mrekullueshme, e paqtë, me një besim të bukur të papërcaktuar. Dhe kopshti e fshehu gjer në supe, e përqafoi, e pushtoi të gjithën;

e çoi në krahë. Dhe pamë në mesditë, si kopshti dhe gruaja me ujitësen, u qielluan –

e tek vështronim sipër, disa pika nga ujitësja

ranë butësisht mbi faqet tona, mbi mjekër, mbi buzë.

 

Përktheu: Eleana Zhako

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top