PIKTURA “ZBULIMI”, 1928, E RENE MAGRITTE-s

in Pikturë by

RENE MAGRITTE

Titulli i pikturës është i qartë: ajo që ekziston, por që është e fshehur dhe e panjohur, na zbulohet.

Thjeshtësia e dukshme e pikturave të ndryshme që i përkasin kësaj periudhe, papritur trazohet nga ndryshimi i papritur këtu në materialin e lëkurës së figurës lakuriq. Kokrrizat e drurit, karakteri i drurit, i cili ka qenë një fiksim për Magritte-n, këtu shfaqet si një tatuazh mbi lëkurën e gruas lakuriq, duke e bërë atë edhe më sensuale dhe duke i shtuar pikturës një cilësi të zymtë dhe epshndjellëse. Për më tepër, ideja e pazakonshme e drurit të kokërrzuar që shfaqet në lëkurë, si fillimi i një transformimi të afërt, e çon këtë nudo në fushën e gjysmë ëndrrave.

Magritte e konsideronte një pikturë si kjo si përfaqësuese të evolucionit të konceptit të objekteve të kombinuara: gjërat që gradiualisht kthehen në diçka tjetër.

Përngjasimi, kujtimi i modeleve të flakëve në dru dhe sharmi i mishit të zhveshur të gruas, konvergojnë në imagjinatën e Magritte-s, duke pasuruar fuqitë e tij konceptuale në një masë të pazakonshme.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top