PIKTURA “TERAPISTI” – RENE MAGRITTE

in Pikturë by

“TERAPISTI”, 1937 

  RENE MAGRITTE

Veprat e Magritte-s janë konceptuar si gjeagjëza. Tek to ai eksploron misteret që fshihen në ballafaqimin e papritur të gjërave të jetës së përditshme, duke e përfshirë shikuesin në një çorientim të vetëshkaktuar. Pikturat e tij përjashtojnë simbolet dhe mitet; gjithçka është e dukshme.

Magritte ka punuar nga disa burime, të cilat ai i ka përsëritur me variacionet: surprizat anatomike, të tilla si dora, kyçi i së cilës është fytyra e një gruaje; hapja misterioze, ku një derë lëkundet dhe shpërfaq një pamje të papritur; krijesa metaforike, të tilla si një zog prej guri duke fluturuar sipër një vije bregdetare shkëmbore. Ai sjell në jetë atë që është e pajetë, një këpucë me gishtërinjtë e këmbëve; ai i zmadhon detajet, si për shembull: një mollë jashtëzakonisht e madhe që mbush një dhomë. Ai bën një asocim të bashkëplotësueseve, si zogu-gjethe apo mali-shqiponjë, të titujve që shoqërojnë pikturat e tij, në mënyrën sipas së cilës emrat u korrespondojnë objekteve, pa i ilustruar apo i shpjeguar.

Ka gjithmonë njëfarë logjike ndaj imazheve të Magritte-s, por kur pyetej rreth analizave të përmbajtjes së pikturave të tij, Magritte përgjigjej:

“Nëse shikoni diçka me qëllim që të përpiqeni për të zbuluar se çfarë do të thotë, ju do të reshtni së shikuari vetë gjënë, por do të mendoni për pyetjen që keni ngritur.

Interpretim i imazhit do të thotë mohim i misterit të tij, i misterit të të padukshmes. Imazhet e tij duhet të shikohen nga jashtë dhe jo nga brenda.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top