PIKTURA “TË DASHRUARIT II”, 1928, E RENE MAGRITTE-s

in Pikturë by

RENE MAGRITTE

Të dashuruarit, mister dhe intrigë!

Piktura “Të dashuruarit II” (1928), shfaq dy individë të kyçur në një përqafim. Figurat po puthin njëri-tjetrin përmes vellove të tyre. Ato ndodhen në një dhomë ku duket muri nga pas, muri anësor dhe tavani. Muri nga pas është blu në gri, me një hije të lehtë në gjysmën e poshtme dhe një hije më të errët në gjysmën e sipërme. Muri anësor është me tulla te kuqe të lehtë në fund, të cilat përzihen me një hije më të errët deri në majë. Tavani është i bardhë, me një zbukurim dekorativ përgjatë kufirit të murit të kuq, por ai nuk vazhdon përtej kufirit të murit blu në gri.

Figura mashkull ka veshur një kostum të zi dhe kollare e këmishë të bardhë. Ai përqafon një grua të veshur në një rrobë të kuqe pa mëngë me zbukurime të bardha. Ekspozohet krahu i nxirë i gruas. Burri është në një pozicion relativ dominues ndaj gruas. Ajo e anon kokën sipër, teksa ai përkulet për ta puthur. Të dyja firgurat kanë vello të bardha, të cilat mbulojnë plotësisht fytyrat dhe qafët e tyre. Tek të dyja figurat, vellot janë të shtrënguara përkundrejt pjesës së përparme të fytyrës dhe nga maja e kokës. Fytyra e gruas anohet disi në të majtë, duke i dhënë më shumë rëndësi të dashurit të saj, duke treguar linjat e dallueshme të hundës së tij.

Elementët që përbëjnë këtë pikturë janë dhoma dhe të dashuruarit.

Ndryshe nga skena erotike dhe romantike e pikturës “Puthja” nga Gustav Klimt, Magritte ka prezantuar dy figura me fytyrat e tyre të mbuluara me një rrobë/vello të bardhë, të kyçur, në një mjedis të dykuptimtë, të cilët nuk janë në gjendje që të komunikojnë me të vërtetë apo që të preken. Shumë mendojnë nëse kjo është puthja e dashurisë së mohuar. Velloja, si qefin vdekjeje, i mban të dyja figurat të ndara përjetësisht dhe si e tillë ajo krijon një atmosferë misteri të lartësuar nga ky imazh. Mënyra sesi është pikturuar dhoma e bën atë që të duket thuajse si të parëndësishme. Ngjyrat e forta hijëzohen dhe nuk ka asnjë dritare për t’i dhënë asaj perspektivë.

Megjithatë, është e pazakontë që të shikojmë një dhomë me një varietet të tillë ngjyrash.

Të dashuruarit janë objekti parësor dhe ata që e shtojnë më shumë misterin dhe intrigën.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

GJENIU SALVADOR DALI

SALVADOR DALI Dali nuk rresht kurrë së na magjepsuri! Dali ishte mjeshtër
Go to Top