PIKTURA “PASQYRA FALLCO”, 1928 e RENE MAGRITTE-s

in Pikturë by

RENE MAGRITTE

Një ftesë për ta parë botën ndryshe!

Ky imazh e shkund shikuesin, duke e hequr syrin nga konteksti i zakonshëm, duke e prezantuar atë pa fytyrën të cilës i përket. Ajo përçan më tej pritshmëritë tona, duke vendour një qiell rrethor brenda formës rrethore të zakonshme të hapjes së syrit.

Ndonjëherë i quajtur si realizëm magjik, një ballafaqim i tillë i objekteve, të cilat, normalisht nuk kanë asnjë lidhje brenda një konteksti të papajtueshëm, është karakteristike për shumicën e krijmtarisë së Magritte-s. Për Magritte-n dhe Surrealistët që punonin në mënyrë të ngjashme, këto kombinime surprizuese, madje edhe të çuditshme, konsideroheshin produkte të mendjes së tyre të pavetëdijshme. Duke i vizualizuar ato, artistët besonin se ata mund të preknin edhe mendjet e pavetëdijshme të shikuesve të tjerë.

Shumë nga kolegët Surrealistë të Magritte-s, duke përfshirë edhe May Ray-n, Salvador Dali-në dhe Max Ernst-in, i përdorën sytë si një motiv në artin e tyre. Në veprat e tyre, si në sytë e Magritte-s, që minojnë supozimet tona bazike, ato rikontekstualizohen, shumëfishohen dhe mësyhen; me raste ato madje qajnë edhe me lot prej xhami. Surrealistët i përdorën këto imazhe për të shqetësuar shikuesit, për të trubulluar qëndrimet e tyre të vetëkënaqësisë për artin dhe jetën. Duke e zëvendësuar irisin e syrit me një qiell të mbushur me re, në pikturën “Pasqyra Fallco”, Magritte na sfidon që të vëmë në pikëpyetje atë që shikojmë dhe atë që ne mendojmë se dimë. A është qielli reflektim i asaj që po shikon syri? A është syri, në fakt, një hapje ndaj në realiteti tjetër? A mos po shikojmë ne një vizion të brendshëm apo diçka tërësisht tjetër?

Një gjë është e sigurt: “Pasqyra Fallco” e Magritte-s është një ftesë për ta parë botën ndryshe.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top