PIKTURA “MPREHTËSIA”, 1936, E RENE MAGRITTE-s

in Pikturë by

RENE MAGRITTE

Tek piktura “Mprehtësia”, Rene Magritte paraqet një autoportret të vetes duke pikturuar një zog. Por, si me të gjitha veprat e Magritte-s, aty po ndodh shumë më shumë. Jo vetëm që ai po punon me pikturën e një zogu, por ai po përdor një vezë të pabërë si pikë referimi.

Magritte po pikturon më shumë se atë që ndodhet përpara tij: ai po pikturon mundësinë, potencialin, të ardhmen. Prandaj emri i pitkurës është: “Mprehtësia”. Magritte ka pikturuar vetë perceptimin e tij të së ardhmes. Konfuzuese? Pak. E shkëlqyer? Absolutisht.

Duke e futur veten në pikturë dhe duke e quajtur atë “Mprehtësia”, Magritte po dërgon një mesazh për veten e tij si piktor: ai është mendjemprehtë, ai paraqet të ardhmen nëpërmjet artit të tij.

Rrjedhimisht, kjo pikturë është po aq për të si piktor sa edhe për veprën vetë. Megjithëse, disa mund ta perceptojnë këtë pjesë si arrogante, Magritte po parashtron pretendimet e tij dhe po ndan filozofinë e tij, siç bënin rregullisht shumë nga bashkëkohësit e tij surrealistë (si p.sh., Joan Miro dhe Salvador Dali).

Magritte është mjaft i guximshëm për ta përdorur pikturën e tij në angazhimin e një dialogu me shikuesit e tij.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top