PIKTURA “KËSHTJELLA E PYRENEES”, 1959, E RENE MAGRITTE-s

in Pikturë by

RENE MAGRITTE

Kryevepra e Rene Magritte-s, “Kështjella e Pyrenees”, (varg malor midis Spanjës dhe Francës), u porosit nga miku prej një kohe të gjatë i artistit, avokati ndërkombëtar, poeti dhe autori, Harry Torczyner. Ecuria e porosisë dhe e evolucionit të pikturës janë të dokumentuara në letrat ndërmjet tyre, të cilat u publikuan nga Muzeu i Izraelit në vitin 1991.

Megjithëse, Magritte kishte liri të plotë, korrespondenca tregon se ai e kishte inkurajuar porositësin që të shprehte mendimet e tij për subjektin e zgjedhur.

Nga një serë vizatimesh të propozuara nga Magritte, Torczyner-i zgjodhi një shkëmb të madh, mbi të cilin është një kështjellë.

I njohur nga afër me repertorin e artistit, Torczyner-i shtoi një sugjerim për një qiell në një ditë të pastër dhe për një det të errët, sepse mbi detin apo oqeanin e errët ngrihet shkëmbi i shpresës, me në krye një fortesë apo kështjellë.

Ndêrkohë që Magritte e përfundoi pikturën, ai vendosi t’i përjashtonte shtesat e propozuara, në mënyrë që ajo të ruante shpirtin e përfytyruar.

“Kështjella e Pyrenees” është kthyer në një nga imazhet më të njohura dhe më të riprodhuara të Magritte-s. Ajo mishêron ballafaqimin shqetësues të artistit me objektet e njohura, të kombinuara me poezinë dhe me misterin ngërthyes.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top