PIKTURA “DHOMA QË DËGJON” E RENE MAGRITTE-s

in Pikturë by

RENE MAGRITTE

Molla është një nga motivet më të shpeshta dhe më të njohura të Magritte-s, e cila shfaqet në maskime të ndryshme si një sferë pluskuese në qiell, një entitet i maskuar dhe ndoshta më e famshmja, duke fshehur fytyrën e një burri me një kapele republike. Dykuptimësia e rolit të saj në skenën aktuale, e fton shikuesin të mendojë mbi interpretimet e mundshme pa ofruar një kuptim përcaktues, duke ruajtur një engimë të cilën piktori e vlerësonte përmbi gjithçka.

Për Magritte-n, molla simbolizonte tensionin e vazhdueshëm ndërmjet të fshehurës dhe të dukshmes, dhe ai madje e përdori atë për të errësuar vetë vizionin e tij në disa autoportrete. Piktori ka thënë: “Ato piktura të miat, të cilat tregojnë objekte shumë të njohura, për shembull, një mollë ngre pyetje. Ne nuk e kuptojmë më kur shikojmë mollën; në këtë mënyrë është evokuar cilësia misterioze. Në një pikturë të fundit, kam treguar një mollë përpara fytyrës së një personi, duke fshehur fytyrën pjesërisht. Pra, këtu kemi të dukshmen e dukshmes, mollën, duke fshehur të dukshmen e fshehur, fytyrën e personit. Ky proces ndodh pafundësisht. Çdo gjë që ne shikojmë fsheh diçka tjetër; ne kërkojmë gjithmonë që të shikojmë atë që është e fshehur pas asaj që ne shikojmë. Ka një interes tek ajo që është e fshehur dhe që ajo që është e dukshme nuk na e tregon. Ky interes mund të marrë formën e një ndjenje intensive, një lloj gare, do të thosha, ndërmjet të DUKSHMES SË FSHEHUR dhe të DUKSHMES SË DUKSHME”.

Suzi Gablik thotê: “Pikturat e Magritte-s janë një përpjekje sistematike për të përçarë çdo këndvështrim dogmatik të botës fizike. Nëpërmjet ndërhyrjes së paradoksit konceptual, ai shkakton fenomene të zakonshme për të trashëguar konkulzione të jashtëzakonshme dhe të pamundshme. Ajo që ndodh në pikturat e Magritte-s, e thënë ‘trashë e trashë’, është e kundërta e asaj për të cilën mendja jonë është e trajnuar të presë. Pikturat e tij trazojnë kompromisin e hollë që ekziston ndërmjet mendjes dhe jetës. Në pikturat e Magritte-s, gjendja ‘kuturu’ e vetëdijes së botës, transformohet në një vullnet të vetëm”.

Transformimi i një molle modeste në një gur impresiv prej Magritte-s, reflekton gjithashtu impaktin e zgjatur të pikturës metafizike të piktorit italian Giorgio de Chirico tek veprat e Magritte-s. Imazhet e de Chirico-s të tilla si “Le Chant d’amour” (Magjia e dashurisë 1914), e cila ishte një zbulim themelor për Magritte-n gjatë viteve të hershme të karrierës së tij, portretizon objekte të paqëndrueshme, të tilla si; një top apo një dorashkë, si simbole monumentale me rëndësi të papërcaktuar misterioze dhe përfundimtare. Në mënyrë të ngjashme, Magritte diskuton mbi cilësitë e ndërlidhura me shkëmbinjtë, të tillasi rëndesa dhe palëvizshmëria, deri tek molla, duke krijuar një monument të përhershëm të asaj që zakonisht është thjesht ushqim që prishet.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top