Paspak-Jorge Luis Borges

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Paspak-Jorge Luis Borges

Paspak mëson ndryshimin e zbehtë
ndërmjet mbajtjes së dorës dhe prangosjes së një shpirti.
Dhe mëson se Dashuri nuk do të thotë
të mbështetesh te tjetri
Dhe bashkëjetesë nuk do të thotë siguri
Dhe fillon të mësosh se puthjet nuk janë pakte
Dhe dhuratat nuk janë premtime
Dhe nis të pranosh humbjet e tua me kokën lart dhe syhapur
Me hirin e një gruaje dhe jo trishtimin e një fëmije
Dhe mëson të ndërtosh gjithë udhët në të Tashmen,
pasi dheu i së Ardhmes është shumë i pasigurt për planet e së nesërmes
… dhe ëndrrat gjejnë gjithmonë mënyrën të thyhen në mes të rrugës.
Për pak kohë mëson..
Që edhe ngrohtësia e diellit mund të të dëmtojë.
Kështu krijon vetë kopshtin tënd
në vend të presësh të t’i sjellë lulet një tjetër.

Dhe mëson, që njëmend mund të durosh
Dhe, që njëmend ke forcë
Dhe, qe njëmend ke vlerë
Dhe mëson… mëson… me çdo lamtumirë mëson

Përktheu: Eleana Zhako

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top