NUDOJA QË NDRYSHOI RREGULLAT E ARTIT

in Pikturë by

Olimpia, 1863 – Edouard Manet

Në vitet 1800, shumica e pikturave ishin kështu… (duke ilustruar të pamje të pikturave me lule.) Ngjyra të mbytura, skena komplekse, dhe shumë mitologji.

Por në vitin 1863, erdhi diçka që ishte aq e ndryshme, saqë shkaktoi shok, tmerr, madje edhe zemëratë. Ngjyra të zymta, si të një trupi të kalbëzuar, të cilat na kujtojnë tmerrin e morgut. Fytyra e saj disi budallaqe, lëkura si kufomë, nuk ka një formë njerëzore. Piktura titullohet Olimpia, dhe ajo e ndryshoi botën e artit përgjithmonë. Edouard Manet e pikturoi Olimpian në vitin 1863, kur Parisi ishte qendra kulturore e botës. Dhe qendra e kësaj bote kulturore ishte Akademia e Arteve të Bukura.

Akademia përbëhej nga kritikët e lartë të artit, të cilët adhuronin Rilindjen Italiane, piktorët e treqind viteve më parë siç i njihni – Mikelanxhelon, Rafaelin, Botiçelin, dhe Ticianin. Dhe tek Salloni i Parisit, ‘show’ legjendar i përvitshëm i Akademisë, ata shfaqnin vetëm artin që imitonte stilin rilindas. Për të përcaktuar se kush ia kishte dalë, ata kishin caktuar një sërë rregullash. E para dhe më e rendësishmja, arti i madh duhet të paraqiste një mesazh moral ose intelektual. Dhe, i gjithë arti i pranueshëm i përkiste pesë kategorive të renditura sipas kapacitetit të tyre për të dhënë këto mesazhe.

Peizazhet dhe natyrat e qeta ishin në fund. Në mes ishin portretet dhe pikturat e zhanrit, kryesisht skena të çuditshme të subjekteve të varfra ose të huaja, të pikturuara për të pasurit. Në krye të listës ishin pikturat historike, të dashurat e Akademisë. Këto paraqitje të momenteve më të mëdha historike ose mitologjike, konsideroheshin më të mirat në dhënien e një lelsioni etik apo moral. Si paraqitja e linjave të Venusit, duke treguar perëndeshën, e cila shfaqet në formën e saj të plotë nga oqeani, një simbol i përsosmërisë femërore dhe i dashurisë hyjnore, që na çon tek grupi i dytë i rregullave.

Po aq e rëndësishme se çfarë pikturohej ishte sesi pikturohej një tablo. Merrni tablonë e “Lindjes së Venusit”. Ajo ishte një nga llojet e pikturave që pëlqente Akademia. Subjekti i saj është i idealizuar, një version më i zbukuruar i botës: e ëmbël dhe e bukur, pa qime në trup dhe një lëkurë pa të meta. Piktura ndjek rregullat e thellësisë dhe të përspektivës, që do të thotë se, duket sikur mund të ekzistojë në botën reale. Dhe, skena është komplekse dhe me shtresa, aty po ndodhin shumë gjëra. Ngjyrat e saj janë si ato që mund të gjeni në natyrë. Ato nuk janë shumë të thella ose të ashpra. Dhe penelatat janë të buta. Aq të buta saqë ato janë thuajse të padukshme mbi kanavacë.

Për një kohë të gjatë, e vetmja mënyrë për t’u bërë një artist i suksesshëm ishte të ndiqje rregullat e Akademisë që e bën Olimpian e Manet-it edhe më të spikatur. Shikojeni këtë pikturë nga mjeshtri i Rilindjes Ticiani i vitit 1538. Ju duket e njohur? Ashtu duket! Manet-i e pikturoi Olimpian si një referencë direkte ndaj “Venusit të Urbinos” të Tician-it. Por ka një arsye përse piktura e Manet-it shkaktoi kaq shumë bezdi kur u var në Sallon.

Si fillim, emri Olimpia ishte një pseudonim i famshëm për punëtoret e seksit. Manet-i e mori një pikturë të dashur, lehtësisht të dallueshme (Vensuin e Urbinos) dhe e ‘manipuloi’, duke e zëvendësuar me një punëtore seksi në vend të perëndeshës së dashurisë dhe të fertilitetit. Nuk ka edhe aq shumë vend për punëtoret e seksit në hierarkinë e zhanreve. Por ajo që ndryshoi gjërat ishte mënyra se si Manet-i e kishte pikturuar Olimpian.

Manet-i përdori ngjyra të zymta dhe të panatyrshme që i japin Olimpias një pamje të ftohtë dhe të ashpër. Dhe, shikoni se sa të ashpra dhe me teksturë janë penelatat e Manet-it krahasuar me ato të Ticianit. Dhe, ndryshe nga Ticiani, piktura e Manet-it nuk duket sikur ekziston në një hapësirë reale. Ajo është shumë më e sheshtë dhe më pak komplekse. Dhe përtej rregullave, të dyja pikturat janë thjesht të ndryshme.

Vensui është duke ndenjur. Ndërsa Olimpia ka një qëndrim të vëmendshëm. Shërbërtoret e Vensuit po fusin gëzof në një sënduk, me shumë mundësi një dhuratë dasme. Shërbërtorja e Olimpias po i sjell asaj lule, me shumë mundësi nga një nga klientët e saj të rregullt. Dhe krahasojini duart e tyre. Njerëzit nuk i pëlqyen gishtërinjtë e tensionuar të Olimpias. Një kritik deklaroi se, ajo “po tallej me pozimin” e Vensuit, me një dorë të përkulur paturp. Venusi është e ngrohtë dhe ftuese, ndërsa Olimpia është e tensionuar dhe e ngurtë. Duket sikur Venusi po ju fton që ta shikoni, ndërsa Olimpia përballet me ju, thuajse sikur po ju turpëron që po fusni hundet.

Nuk është krejtësisht e qartë përse Akademia zgjodhi që të shfaqte pikturën rregullthyese të Manet-it, por me shumë mundësi do të ketë qenë rritja e famës së Manet-it. Ju mund ta shikoni ndikimin e tij qartësisht në atë që erdhi më pas. Ai drejtoi rrugën drejt modernizimit të fundit të viteve 1800. Duke filluar me Impresionistët – Monet, Degas – të cilët adoptuan prirjen e tij për temat moderne dhe penelatat e çlirëta. Por nuk janë vetëm impresionistët ata që i detyrohen Manet-it.

Më shumë sesa çdo gjë, Olimpia është prova se asnjë entitet i vetëm nuk mund të vendosë sesi duhet të jetë arti. Dhe, dhe kthehemi pas në kohë dhe shikojmë historinë e artit, ne nuk i mbajmë mend njerëzit që ishin shumë të mirë në ndjekjen e rregullave. Ne kujtojmë njerëzit që i çuan shigjetat përpara.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top