NGA DRITARJA-Daniela Xhani
Fqinji copëton perime mbi prerinë
me Aidën e Verdit në sfond
dhe hëna e kolme,
e zbehtë në avujt që përplasen xhamit
gjithmonë e hapur kanata kundruall
orenditë e vjetra prej druri, ojmet,
lulet e thara dhe macja që fle
zgjatur në parvaz, një vajzë mbledh teshat
me gjinjtë që tunden si rrathë semiotik
në dekoltenë e gjerë… Ndaj
dritaret e vjeshtës janë kaq të brishta
dhe të pakuptueshme.

NDËRMENDJE-Daniela Xhani
NDËRMENDJE-Daniela Xhani S’më kujtohet kur ka qenë hera e fundit që diçka e kam bërë