Muzika buron nga muzikanti, jo nga instrumenti /Victor Wooten

in Muzikë by

Victor Wooten

Muzika është një gjuhë. Të dyja, muzika dhe gjuha verbale i shërbejnë të njëjtit qëllim. Ato janë që të dyja forma shprehjeje. Ato mund të përdoren si një mënyrë për të komunikuar me të tjerët. Ato mund të lexohen dhe të shkruhen. Ato mund t’ju bëjnë që të qeshni apo të qani, të mendoni apo të bëni pyetje, dhe mund t’i flasin një njeriu ose më shumë njerëzve. Dhe që të dyja përfundimisht mund t’ju prekin. Në disa raste, veprat muzikore, më mirë sesa fjalët e folura, sepse nuk ka rëndësi që ajo të kuptohet për të qenë e efektshme.

Megjithëse, shumë muzikantë janë dakord se muzika është një gjuhë dhe ajo trajtohet me të vërtetë si e tillë. Shumë prej nesh e trajtojnë atë si diçka që mund të mësohet vetëm duke ndjekur një regjim strikt, nën tutelën e një mësuesi të zotë. Kjo përqasje është ndjekur për qindra vjet me sukses të provuar, por kërkon shumë kohë. Shumë gjatë.

Mendoni për gjuhën e parë që mësoni kur jeni fëmijë. Më e rëndësishme, mendoni sesi e mësuat atë. Ju keni qenë foshnje kur keni filluar të flisni për për herë të parë, dhe megjithëse e folët gjuhën me gabime, iu lejohej që të gabonit. Dhe sa më shumë gabime që të bënit, aq më shumë buzëqeshnin prindërit tuaj. Të mësuarit e të folurit nuk ishte diçka për të cilën ju mund ta bënit vetëm disa herë në javë. Dhe shumica e njerëzve me të cilët ju flisnit nuk ishin fillestarë. Ata ishin tashmë folës profesionistë. Imagjinoni prindërit tuaj teksa ju detyronin që t’u flisnit vetëm foshnjeve të tjera deri sa të ishit aq të mirë mjaftueshëm për të folur me ta. Me shumë gjasa do të ishit rritur përpara se të kryenit një bisedë siç duhej. Për të përdorur një term muzikor, ju si një foshnjë, juve iu ishte lejuar që të përziheshit me profesionistët.

Nëse ne i qasemi muzikës në të njëjtën mënyrë, natyrale, siç i jemi qasur gjuhës sonë të parë, ne do të mësojmë që ta flasim atë në të njëjtën kohë të shkurtër që na u desh për të folur gjuhën tonë të parë. Prova të kësaj mund të jenë parë thuajse në çdo familje kur rritet një fëmijë me muzikantë të tjerë në familje. Këtu janë disa çelësa për të ndjekur në mësimin ose mësimdhënien e muzikës. Në fillim, përqafojeni gabimin, në vend që ta korigjoni atë. Si një fëmijë që i bie kitarës, nuk ka asnjë notë të gabuar.

Lejojini muzikatët e rinj që të luajnë dhe performojnë me muzikantë të arrirë ditë për ditë. Inkurajojini muzikantët e rinj që të luajnë më shumë sesa të praktikohen. Sa më shumë që ata të luajnë, aq më shumë do të praktikohen ata më vete me veten e tyre. Muzika buron nga muzikanti jo nga instrumenti. Dhe më e rëndësishmja, kujtoni që një gjuhë funksionon më mirë kur ne kemi diçka interesante për të thënë. Shumë mësues muzike nuk e gjëjnë kurrë se çfarë kanë për të thënë studentët e tyre. Ne vetëm u themi atyre se çfarë supozohet që ata të thonë. Një fëmijë flet një gjuhë për vite të tëra përpara së të mësojë alfabetin. Shumë rregulla në fillim, në fakt ne i ngadalësojmë ata. Në sytë e mi, qasja ndaj muzikës duhet të jetë e njëjtë. Në fund të fundit, muzika është një gjuhë gjithashtu.

https://www.youtube.com/watch?v=3yRMbH36HRE&list=PLJicmE8fK0Ej0ydQb92FLAqrjIPJZ_RU2&index=18

 

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Muzikë

Go to Top