MËHALLA ME RRUGËN TEPOSHTË-Daniela Xhani

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

MËHALLA ME RRUGËN TEPOSHTË-Daniela Xhani

 

Mëhalla, me rrugën teposhtë
dhe aeroplanët e dikurshëm prej letre
q’ende s’kanë mbërritur,
zgjatet e malluar.

Bojëqingël të plasur ka mbrëmja
në damarët e duarve
që rrokin shpatullat
sikur të shtrëngonin poezinë
e askush s’e përmend. Ndoshta
e turpshme për sedrën e tyre.
Ulin sytë me buzëqeshje mbyllas
dhe pyetjet bartin një zanafillë
të brishtë: A je mirë?
A ke ngrënë?
Eja sonte andej tek ne…
Dhe andej dëgjohen shpendët
që tremben.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

SISTEMI/1-EDUARDO GALEANO

SISTEMI/1-EDUARDO GALEANO   Funksionarët nuk funksionojnë. Politikanët flasin, por nuk thonë gjë.

X-Nurie Emrullai

X-Nurie Emrullai   T’kam ble një ëndërr në pazarin e Esmës. Ma

Rishoh-Sueton Zhugri

Rishoh-Sueton Zhugri   I rishoh hapat e tua mbi parmakët e një
Go to Top