MARINA ABRAMOVIC-Një ambasadore e artit të trupit!

in A(rt)ktivizëm by

MARINA ABRAMOVIC

{ 1 }

Marina Abramovic është ambasadore e artit të trupit, një rrymë që përdor trupin si burim frymëzimi dhe energjie. Për të arritur eksperimentet e saj, artistja e vë veten në mënyrë të rregull në rrezik: fshikullohet, lidhet, ngrihet, atrofizohet; Marina Abramovic nuk e kursen trupin e saj.

{ 2 }

Marina Abramovic i filloi performancat e saj kur ishte e re. Veprat e saj të para kishin një efekt çlirues; më në fund ajo u çlirua nga zgjedha e mënyrës së saj të rritjes dhe edukimit.

{ 3 }

Marina Abramovic nuk kërkon sensacionalen. Nëpërmjet eksperimenteve të saj, ajo kërkon që të forcojë kufijtë e trupit dhe të shpirtit të saj. Në një kuptim më të gjerë, ambicia e artistes është që të provojë se njerëzit janë më të lirë sesa ata mendojnë se janë.

{ 4 }

Marina Abramovic ka qenë e martuar me Ulay-n për 12 vite, edhe ai vetë një artist performues.

{ 5 }

Marina dhe Ulay kanë bërë një eksperiment tronditës. Pasi kishin lidhur gojët e tyre, ata frymuan njëri-tjetrin deri sa mbaruan të gjithë oksigjenin e disponueshëm dhe u mbytën.

{ 6 }

Marina Abramovic shpjegon eksperimentet e saj: “Mua më intereson arti që shqetëson dhe i shtyn përfaqësimet drejt rrezikut. Përveç kësaj, vëzhgimi duhet të jetë publik, këtu dhe tani. Vëmendja ndaj rrezikut që është duke ju mbajtur në qendër të çastit të tanishëm.

{ 7 }

Marina Abramovic është vlerësuar për shfaqjen e saj “Artistja është e pranishme”, në Muzen e Artit Modern në New York, në vitin 2010. Gjatë më shumë se 700 orëve, artistja qëndroi e ulur në një karrige, me një karrige të zbrazur përballë saj, si një pikturë e gjallë, duke pritur për vizitorët që të uleshin në karrige dhe të ndërvepronin me të.

{ 8 }

Sipas Marina Abramovic-it, publiku është një aktor i veprës së artit. Shumë shpesh, spektatorët që hyjnë në kontakt me të shqetësohen nga përvoja; ata qajnë, qeshin, ulërasin… nuk ka asnjë kufizim dhe rregull ndaj interpretimit të reagimeve të tyre.

{ 9 }

Në vitin 2013, Marina Abramovic bashkëpunoi me Lady Gaga-n për të punuar mbi përvojat shqisore të këngëtares. Ajo shfaqet gjithashtu në videon Picasso Baby të Jay Z.

{ 10 }

Adidas zgjodhi Marina Abramovic-in si ambasadore të fushatës së brand-it gjatë Kupës Botërore të Futbollit. Artsitja eksploroi konceptin e frymës së ekipit dhe bashkoi lojëtarët në një përformancë të përbashkët.

 

Marrë nga revista: Artsper

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from A(rt)ktivizëm

Go to Top