LUCIAN FREUD-Një nga figurat më të rëndësishme të artit bashkëkohor!

in Pikturë by

LUCIAN FREUD

 

#1


Lindur në Berlin, më 8 Dhjetor, 1922, familja e tij u largua për në Londër pas ardhjes në pushtet të Hitlerit në vitin 1933. Ai ishte djali i Ernst Freud-it, ky i fundit djali i Sigmund Freud-it.

#2


Të gjitha veprat e tij janë autobiografike. Praktikisht të gjithë subjektet e zgjedhur prej tij na rrëfejnë një pjesë të jetës së tij.

#3


Vetëm një herë në jetën e tij ai pikturoi portretin e një personi që ai nuk e pëlqente. Dhe për arsye të mira! Ai e urrente modelin kaq shumë (Bernard Breslauer-in, një tregtar librash), të cilin ai e ka pikturuar qëllimisht në mënyrë të tmerrshme dhe tallëse duke e nxjerr atë “edhe më të neveritshëm nga sa ishte në të vërtetë”. Breslauer-i e shkatërroi piktuën menjëherë.

#4
Nipi i psikanalistit, trashëgimia e gjyshit të tij transkriptohet në qasjen e tij artistike. Atij i duhej kohë për të pikturuar subjektet e tij, ndonjëherë vite. Ai e pikturonte një model disa herë, në pozicione të ndryshme, pasi ai mendonte se ky proces e ndihmonte që ta kuptonte më mirë subjektin e tij.

#5
I afërt me Francis Bacon-in, mentorin e tij, Freud-i nuk fliste me vlerësime të larta për artistët e tjerë. Në të vërtetë, ai e quante Man Ray-b si “të zhurmshëm dhe vulgar”, mendonte se Picasso ishte “absolutisht helmues”, dhe Max Ernst-i “i rëndë dhe i ngurtë”.

#6
Lucian Freud-i e urrente artin e Rilindjes. Ai lidhej me një periudhë kur njeriu vlerësohej si themelues dhe si krijues. Freud-i nuk mendonte fare kështu. Për të ishte jetësore që njeriu të kishte në mendje faktin se njeriu është një lëndë në rënie.

#7


Freud-i përfundoi disa portrete jolajkatare të super modeles Kate Moss apo madje edhe të Mbretëreshës Elizabeth. Atij gjithashtu i pëlqente të pikturonte miqtë e tij dhe disa personazhe disi djallëzorë. Freud-i pikturoi portretin e një grabitësi bankash. Ai u bë i pavdekshëm me këtë pikturë që tregoi se ai kishte më shumë respekt për të sesa për Kate Moss-in apo Mbretëreshën.

#8


Lucian Freud-i është influencuar shumë nga Francis Bacon-i, dhe e adhuronte atë shumë. Francis Bacon-i është përfaqësuar në disa prej veprave më të famshme të tij. Të dy e kanë ekspozuar artin e tyre tek Bienalja e Venecias e vitit 1954.

#9
Ai ka qenë një nga artistët më të shtrenjtë të gjallë të kohës së tij, ku një nga kanavacat e tij është shitur për 34 milionë dollarë.

(Imazhi 2: Sigmund Freud dhe djemtë e tij Martin dhe Ernst)

(Imazhi 3: Autoportret: Refleksion, 1985)

(Imazhi 7: Mbretëresha Elizabeth II, 2001)

(Imazhi 8: Potret i Francis Bacon, 1956)

Marrë nga: Revista Artsper

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top