KUSH ËSHTË BABAI I ARTIT ABSTRAKT?

in Pikturë by

Kazimir MALEVICH, Piet MONDRIAN, Vassily KANDINSKY

Çfarë e bën shpikjen e artit abstrakt një avancim kaq revolucionar është fakti se ai vuri në pikëpyetje objektivin përfundimtar të artit në përgjithësi. Imazhi, i cili përfaqësonte çfarëdo lloj realiteti deri atëherë, u kthye në një mënyrë për të shprehur mendimet e brendshme, realitetet e padukshme. Përpara lindjes së kësaj lëvizjeje madhore arti, disa artistë tashmë po përpiqeshin të krijonin përfaqësimet abstrakte të realitetit, për shembull, Kubistët. Megjithatë, nuk do të ishte deri në fillim të shekullit të 20-të, që me gjithë revolucionet e tij kulturore dhe shkencore – në këtë kohë pa dritën edhe teoria e relativitetit – që abstraksioni i pastër në art ishtë një fakt. A është e mundur që të kreditohet totalisht vetëm një artist për këtë lindje? Shpesh thuhet se, ne duhet të falenderojmë Vassily Kandinsky-n për artin abstrakt. Por kishte edhe artistë të tjerë që ishin duke shkelur në të njëjtën kohë në terrene të panjohura po ashtu… Kush ishin ata?

KAZIMIR MALEVICH

Kreu i avantgardës ruse, Malevich-i, shpiku Suprematizmin. Kjo lëvizje mbështetet në idenë që arti duhet ta transhendojë lëndën dhe kështu e vërteta e formave dhe e ngjyrave është supreme përmbi tematikën e veprës. Fillimisht i influencuar nga kubistët, besimi i vendosur i Malevich-it që ata nuk kishin shkuar mjaftueshëm larg në procesin e tyre të abstragimit, rezultoi në pikturën që tani është ikonike si “Katrori i zi” (1913). Me shikim të parë, ky katror i zi nuk duket asgjë tjetër veç një katrori të zi. Nëse do ta inspektojmë më nga afër, ai ka hollësi fine dhe ky katror thuajse ka një peshë emocionale në sfondin e tij të bardhë…

“Kur vetëdija të humbasë zakonin për të parë në një pikturë përfaqësimin e limanëve, madonave dhe venuseve të pacipa të natyrës, ne do ta shikojmë veprën e artit pastërtisht si pikturë. Unë jam metamorfizuar në zeron e formave dhe e kam gjetur veten sërish në vorbullën e plehrave të artit akademik.” – Ekstrakt shkëputur prej “Mbi kubizmin, nga futurizmi deri tek suprematizmi. Realizmi i ri në pikturë”, 1915.

PIET MONDRIAN

Kush nuk mund t’i përfytyrojë pikturat gjeometrike ikonike të piktorit Mondrian? Sipas tij, thelbi i universit është struktura e tij gjeometrike. Ai e frymëzonte veten nga jazz-i dhe “boogie” për t’i vendosur në një vend, duke filluar në vitin 1914, një abstraksion radikal ku vizat vertikale dhe hortizontale sundojnë hapësirën. Duke iu kundërvënë uniformitetit të pjesëve të ngjyrosura ndaj madhësisë së variacioneve të vizave, ai krijoi lëvizjen në pjesët e tij, të cilat përhapën ritmin e muzikës së tij të preferuar, pavarësisht kompozimeve që, megjithatë kërkonin qëndrueshmëri.

VASSILY KANDINSKY

Autori i supozuar i librit të parë të artit abstrakt në histori, me bojëra uji që datojnë nga viti 1910, në kapakun e të pasëm të të cilit është shkruar “Bojëra uji abstrakte”, Kandinsky ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në shfaqjen e abstraksionit në art. Vetëm pas shumë vitesh të gjatë reflektimi, gjatë të cilëve ai e provoi dorën me lëvizje të shumta arti, piktori rus ndërtoi stilin abstrakt e dallueshëm. I prirur ndaj sintetizimit, Kandinsky ishte i aftë për të “parë” meloditë që ai dëgjonte, në njëfarë mënyre ai e konceptonte pikturën si muzikë, që është një mënyër për të përfaqësuar shpirtninë dhe mistikën e brendshme.

PËR TA PËRMBYLLUR?

Ndonëse Kandinsky fajësonte Mondrian-in dhe konstruktivistët për aspektin shumë mekanik të veprave të tyre, ky i fundit mendonte se, Kandinsky megjithatë varej shumë tek intuita e tij personale. Malevich-i mendonte se, piktura e Kandinsky-t ishte shumë e ngjashme me jetën dhe kështu me realitetin. Në çdo rast, këta artistë kryesorë lanë pas tyre dy shkolla të artit abstrakt: gjeometrinë dhe lirizmin… me testet e atësisë, ndoshta shumë më pak të pasigurta sesa ato të artit abstrakt!

Marrë nga: Revista Artsper

(Imazhi 1: Dhoma e Malevitch në një ekspozitë të vitit 1915)

(Imazhi 2: “Kompozim II në të kuqe, blu dhe të verdhë”, 1930)

(Imazhi 3: Pjesa e parë e artit abstrakt: “Pa titull”, 1910)

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/14095/

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

GJENIU SALVADOR DALI

SALVADOR DALI Dali nuk rresht kurrë së na magjepsuri! Dali ishte mjeshtër
Go to Top