Kush e vendos se çfarë kuptimi ka arti?-Hayley Levitt

in Pikturë by

Ti shkruan rreth luleve të mia, a thua se unë mendoj dhe shikoj se çfarë mendon dhe shikon ti… por ja që nuk është kështu  – Georgia O’Keeffe

Hayley Levitt

Përfytyroni sikur ju dhe një miku juaj jeni duke shëtitur nëpër një ekspozitë arti dhe një pikturë e mrekullueshme kap vëmendjen tuaj. E kuqja vibrante për ju shfaqet si simboli i dashurisë, por miku juaj është i bindur se ajo është simboli i luftës. Dhe aty ku ju shikoni yjet në një qiell romantik, miku juaj shikon ngrohjen globale, duke përfshirë edhe ndotësit. Për të zgjidhur debatin, ju ktheheni nga interneti, ku lexoni se piktura është një replikë e një projekti arti të një artisti avantagrd: E kuqja ka qenë ngjyra e saj e preferuar dhe pikat e argjenda janë xixillonja. Ti tani i di me saktësi qëllimet që kanë çuar në krijimin e kësaj vepre arti.

A mos është gabim që ju e shijuat atë si diçka që nuk ishte në vetvete qëllimi i artistit?

A e shijoni ju atë më pak tani që e dini të vërtetën?

Sa shumë e prek qëllimi i artistit interpretimin tuaj për atë pikturë?

Kjo është një pyetje e cila është hedhur vërdallë nga filozofët dhe kritikët e artit për dekada, por pa arritur në asnjë konsensus. Në mesin e shekullit të XX-të, kritiku letrar W. K. Wimsatt dhe filozofi Monroe Beardsley kanë argumentuar se qëllimi artistik është i parëndësishëm. Ata e quajtën këtë gjë “Falsitet i Qëllimshëm”; besimi se vlerësimi i qëllimeve të artistit është keqorientues. Argument i tyre ishte i dyfishtë.

Së pari, artistët që ne studiojmë nuk jetojnë më, ata nuk i kanë regjistruar kurrë qëllimet e tyre, ose thjesht janë të padisponueshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth punës së tyre.

E dya, edhe nëse do të kishim një bollëk me informacion relevant, Wimsatt dhe Beardsley besonin se ky informacion do të na shpërqëndronte nga cilësitë e vetë veprës. Ata e krahasonin artin me një ëmbëlsirë: Kur ju shijoni një puding, qëllimet e shefit nuk e prekin faktin nëse ju e pëlqeni shijen e tij apo pamjen. Ajo që ka rëndësi kanë thënë ata është që pudingu “funksionon”. Sigurisht që ajo që “funksionon” për një person mund të mos “funksionojë” për një tjetër.

Dhe duke qenë se interpretime të ndryshme janë tërheqëse për njerëz të ndryshëm, pikat e argjendta në pikturën tonë mund të interpretohen shumë mirë edhe si xixillonja, yje apo si ndotës. Sipas logjikës së Wimsatt-it dhe të Beardsley-it, interpretimi i artistit për vetë punën e tij është thjeshtë njëra mes shumë mundësive të tjera barazisht të mundshme.

Nëse mendoni se kjo është diçka problematike, mund të jeni më shumë në të njëtën linjë me Steven Knapp dhe Talter Benn Michaels, dy teoricienë letrarë të cilët e kanë refuzuar “Falsitetin e Qëllimshëm.” Ata kanë argumentuar se kuptimi që ka pasur për qëllim artisti nuk ka qenë thjesht vetëm një interpretim i mundshëm, por i vetmi interpretim i mundshëm. Për shembull., supozoni se ju jeni duke ecur në një plazh dhe rastisni në një seri shenjash në rërë të cilat shprehin vargun e një poezie. Knapp-i dhe Micheals-i besonin se poema do ta humbiste të gjithë kuptimin nëse ju do të zbulonit se këto shenja nuk janë vepra e një qenieje njerëzore, por një koinçidencë e çuditshme e prodhuar nga dallgët. Ata besonin se një krijues i qëllimshëm është ajo që e bën poemën subjekt ndaj kuptimit tonë.

Mendimtarë të tjerë advokojnë për një vijë të mesme, duke sugjeruar se qëllimi është vëtëm një pjesë e një puzzle-i më të madh. Filozofi bashkëkohor Noel Caroll e mori këtë shëmbull, duke argumentuar se qëllimet e artistit janë të rëndësishme për audiencat e tyre në të njëjtën mënyrë si qëllimet e një folësi janë të rëndësishme për personin tjetër me të cilin ata janë duke bashkëbiseduar. Për të kuptuar se si funksionojnë qëllimet në një bashkëbisedim, Caroll thoshte që të përfytyronim dikë që mbante një cigare dhe që kërkonte një shkrepëse. Ju përgjigjeni duke i dhënë atyre një çakmak, duke hamendësuar që qëllimi i tyre është që të ndezin cigaren. Fjalët që ata kanë përdorur për të bërë pyetjen janë të rëndësishme, por qëllimet pas pyetjes diktojnë kuptimin tuaj dhe, përfundimisht, edhe përgjigjjen tuaj.

Pra drejt cilit skeptër prej këtyre qëllimeve keni ju tendencën të anoni?

A mos vallë, ashtu siç besonin Wimsatt dhe Beardsley se kur kemi të bëjmë me artin, provën duhet ta gjejmë tek pudingu?

Apo ju mendoni se planet dhe motivacionet e artistit për punën e tyre e prekin kuptimin e veprës?

Interpretimi artisitik është një rrjetë komplekse, e cila me shumë mundësi nuk do të ofrojë kurrë një përgjigjje përfundimtare.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top