Kancer-Janis Ricos

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Kancer-Janis Ricos

 

Dhe papritmas gjithçka u bë e largët – trajtat, pemët, deti,

sendet, ngjarjet, poezia – përtej, më tej,

në një breg kundruall – i shihte, nuk i shihte. U larguan ato apo ai? Vdekja, pa lëvizur, shtrihej gjer në thonjtë e tij. Netëve, brenda trupit, dëgjonte moslëvizshmërinë gjigante. Ndërkohë, para gjumit dhe pas zgjimit, vazhdonte të lante rregullisht dhëmbët me furçën e vjetër, të shtypur,

me një buzëshje të bardhë, të sigurt, të fundit.

 

Përktheu: Eleana Zhako

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top