JEFF KOONS- Poeti kapitalist, mjeshtër në artin e vetëpromovimit

in Pikturë by

JEFF KOONS

Vepra e diskutueshme e Jeff Koons-it e bën atë një nga artistët më me influencë të kohëve tona. Krijimet e tij kuptohen me lehtësi, janë luksoze, magjepsëse dhe mbi të gjitha, të identifikueshme. Disa thonë se ai zgjedh formën përmbi substancën. Megjithatë, shumica e njerëzve e quajnë atë një referencë absolute dhe të pasfidueshme të marketingut dhe vetëpromovimit.

Jeff Koons është një artist dhe një brand. Ai e ka çuar vetëpromovimin në një nivel tërësisht të ri. Edhe nëse e pëlqeni artin e tij apo jo, askush nuk mund të mohojë që ai është një pasardhës i denjë i Andy Warhol-it në shumë mënyra.

1. NJË ARTIST I VENDOSUR

Jeff Koons, djalë i një qyteti të vogël, u vendos në New York në moshën 22 vjeçare. Para së gjithash ai filloi shitjen e kartave të anëtarësisë së MoMA-s (Muzeu i Artit Modern). Pastaj punoi si broker financiar në “Wall Street” për të financuar karrierën e tij artistike. Nga kjo përvojë, ai përftoi shprehje të shumta, të frymëzuara nga sektori financiar, i cili i fut tmerrin komunitetit të artit, të irrituar nga një artist që promovon artin tregtar. Për shembull: “Kjo do të rrisë aksionet e mia në treg” apo: “Unë kam nevojë që të diversifikoj portofolin tim. I frustruar me shitjet e pasuksesshme”, Jeff Koons u kthye në Florida gjatë vitit 1982 me prindërit e tij dhe kurseu pará për t’u kthyer sërish në New York gjatë kohës së dimrit.

2. ARTISTI QË NDOQI PROCESIN E SHKURTËR

Duke ndjekur hapat e Andy Warhol-it dhe ilustrimet e supave të tij “Campbell“, Koons-i ka realizuar objekte të famshme si «Deluxe Shampoo Deliver». Koons-i i zhvesh objektet e jetës së përditshme nga konteksti i tyre origjinal dhe i shfaq ironikisht, duke i mbuluar me një shkëlqim glamorous. Në një kohë kur paratë janë një subjekt tabu në botën e artit. Plus që, tradicionalisht paratë percpetophen si një e keqe që e dëmton pastërtinë dhe madhështinë e krijimit artistik, Jeff Koons përqafon komponentin kapitalist të tregut të artit pa hipokrizi. Robert-Pincus Witten thotë: “Jeff e pranon që veprat e artit në një kulturë kapitaliste reduktohen në mënyrë të pashmangshme në mallra. Ajo që Jeff-i ka thënë është: “Le t’i biem procesit shkurt. Le të fillojmë me mallrat.”

3. NJË ARTIST KONCEPTUAL

Koons-i merr gjithmonë në shqyrtim se ku do të ekspozohen veprat e tij dhe njerëzit që tërheqin veprat e tij. Edhe një herë Koons-i është i vetëdijshëm për punët e brendshme të tregut të artit dhe çmimet statosferike të veprave të tij. Për më tepër, ai është i vetëdijshëm për rëndësinë që ai ka midis bashkëkohësve të tij. Ai e percepton vetveten si një pioner dhe një shtegshënues që bën punët e pista të artistëve bashkëkohorë. Ai thotë: “Dikush në çdo gjeneratë duhet të mbahet si shembulli i shkëqyer i asaj që nuk shkon me botën e artit”.

Veprat e tij vetëpërcaktohen si përfaqësime të vërteta të kundërshtive që bota po duron sot: Pa tipare, tërheqëse, të madha, të mbushura me detaje dhe të ekzekutuara në mënyrë të patëmetë, ato evokojnë luksin fals dhe mjedisin e shpejtë të jetës moderne. Koons-i pretendon që veprat e tij janë rreth çështjeve të vetëdijes. Ai është kundër idesë që arti ka një objektiv kritik, rrjeshimisht ai kërkon të heqë gjykimet për të “qenë në gjendje që të shikosh botën siç është dhe për ta pranuar atë si një të tërë”. Jeff Koons synon fshirjen e të gjitha formave të segregimit dhe heqjen e hierarkisë. Së cilës kritiku Robert Hugues i përgjigjet: “Nëse vepra e Jeff Koons-it ka të bëjë me luftën e klasave, unë jam Maria e Rumanisë!”

4. NJË RRETH I NGUSHTË KOLEKSIONUESISH DHE TREGTARËSH ARTI

Ambicia e Jeff Koons-it mund të barazohet vetëm me nivelin e një rrethi të ngushtë koleksionuesish dhe tregtarësh arti që e kanë bërë këtë. Vizioni i tij shkon përtej atij të një tregtari arti, i cili e lejon që të manipulojë tregun e artit. I promovuar nga koleksionisti grek Dakis Joannou, Koons-i ka punuar ngushtësisht me tregtarët e njohur të artit Sonnabend, Deitch, Gagosian, Mnuchin, Young. Këta konsiderohen si tregtarë më të njohur të artit në botë. Ai ka tërhequr gjithashtu një sërë koleksionuesish arti të tillë si: François Pinault, CEO i Shtëpisë së Ankandeve Christie-s, manjatët e shtypit Peter Brant dhe Stephan Edlis. Ata i blejnë veprat e tij direkt nga studio. Kohët e fundit, Koons-i është koleksionuar nga shumë njerëz të famshëm. Me kalimin e viteve, artisiti i ka bindur koleksionistët për të paguar për prodhimin e veprave të tij, që e ka lejuar të kontrollojë vlerën e tij në treg.

5. MJESHTRI I “ZUKATJES”

Jeff Koons, me Tracey Emin, është artisti bashkëkohor që përdor artin e vetëpromovimit dhe të reklamimit në mënyrën më të plotë të mundshme. Çmimet e tij të ankandit kanë shkuar në qiell që në vitin 1999. Në fakt, Peter Brandt, manjati i shtypit, ka shpenzuar 1.8 milionë dollarë për Panterën Rozë (1998), një porcelan i Panterës Rozë në krahët e një biondeje me forma të kurbëzuara. Përpara ankandit, vepra është mediatizuar shumë. Koons afirmoi se: “Unë nuk e di se çfarë duhet të bëjë ajo me Panterën Rozë veçse ta marrë në shtëpi dhe të masturbohet me të”.

Pak përpara shitjes, komedianë në një kostum të Panterës Rozë po bënin paradë rreth Christie-s, për t’i bërë pak më shumë publicitet veprës. Në vitin 1991, Jeff Koons pati një martesë jetëshkurtër me Ilona Staller-in, një yll pornografie dhe figurë politike në Itali. Ajo ka frymëzuar serinë e tij erotike “Bërë në Parajsë”. Pëlqimi i tij i fortë për skandale dhe manipulimin e medias e kanë bërë që të mjeshtërojë vlerën e tij në treg.

Duke provokuar shtypin, artisti ia ka dalë të ngrejë sfidën e dyfishtë të arritjes së koleksionuesve të pasur. Dhe ai gjithashtu është duke e shkrirë brand-in e tij me publikun më të gjerë. Kjo është arsyeja e pestë përse Jeff Koons-i është një mjeshtër i vetpromovimit.

6. BASHKËRENDIMI ME BOTËN INSTITUCIONALE

Falë një kombinimi karizme dhe pune të madhe, Koons-i ia ka dalë me sukses që të merret seriozisht nga bota industriale. Pavarësisht komenteve dërrmuese nga të cilat ai ka vuajtur. Kritika të tilla si ato të Bernard Blistène-it, drejtor i Muzeut të Artit Modern në Paris, i cili ka thënë: “Ne kemi të drejtën që të pyesim veten nëse po gjykojmë artin apo mitologjinë rreth një njeriu, i cili u kthye në një personazh të trilluar”. Në vitin 2014, Qendra Pompidou shkoi prapa në karrierën 35 vjeçare të Jeff Koons-it. Më pas, ai u kthye në aristin më të vizituar në historinë e Qendrës Pompidou. Pjesa e komunitetit të kritikëve dhe kuratorëve e prezantojnë artin e tij si një sintezë ndërmjet Artit Pop dhe minimalizmit. Mbi të gjitha, ata këmbëngulin mbi karakterin e tij demokratik dhe qëllimin e tij për të bashkërenduar artin bashkëkohor dhe kulturën popullore.

7. FYTYRA E ERRËT E ARTISTIT

Në fund, pak e dinë që Jeff Koons-i është një njohës i mirë i arteve mesjetare dhe periudhës së Rilindjes. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e përshkruajnë atë si një romantik të përjetshëm. Përsosmëria i jep atij një aureolë të palodhshme. Kjo është arsyeja e fundit përse Jeff Koons-i është një mjeshtër i vetëpromovimit.

Marrë nga: Revista Artsper

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top