Iluzion-Liridon Mulaj

in Letërsi/Tharm by

Iluzion-Liridon Mulaj

Mbi kreshtat e botës gjenden majat e zbardhura, të pashkelura.

Dhe mbi suprina të rrëshqitshme, hapat nuk ndjekin askënd.

Dita fillon e mbaron, por mendimi zgjatet,

e çdo zgjatim i tepërt, është kthim tek e vjetra.

Hidhu mbi iluzione, e në mos gjetsh asnjë imazh për të qenë, krijoje.

Braktisi të gjithë e në të gjithë shpreso.

Ik, kthehu e prapë ik, sikur nuk do të kthehesh më kurrë.

Kokën mbaje prapa, dhe ndiq kurbat e jetës me shpirt në dorë e sytë hapur.

Se jeta është shilarëse, njëherë të ledhaton ajri, e më pas dheu.

Por ti mos ki frikë: Jeto!

Dorëzohu mbi epshe e falju vetmisë.

Shpreso dhe në puthadorë të mjerë, mos refuzo,

se askush nuk është tërësisht i keq, e as tërësisht i mirë.

Noto mbi ajkën e bardhë e ngjitu aq lart sa bota të zhduket pas teje.

E në çast kur ke prekur errësirën, hidhu mbi të.

Me shpresë se në rënie do puthësh fytyrat e njëjta që puthe në ngjitje.

Se do prekësh të njëjtat duar, do shohësh të njëjtat bebëza sysh,

e të ndjesh se askush s’të nënçmon që po bie.

Se je po ai që ngjiteshe më parë.

Thjesht kurba të ka ndryshuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top