Identifikim-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Identifikim-Wislawa Szymborska

Bëre mirë, që erdhe – tha ajo

Dëgjove për aeroplanin që ra të enjten?

Hëm, ata erdhën tek unë të flisnin mbi këtë gjë.

Ngjarja është, që ai ndodhet në listën e pasagjerëve.

Edhe çfarë, mund të kishte ndryshuar mendje.

Më dhanë disa kokrra, që të mos bija përtokë.

Më pas dikë më treguan, s’e di cili ish.

I nxirë i gjithi, i djegur, përveç njërës dorë.

Një copëz këmishe, një orë dore, një unazë martese.

Shpërtheva me furi, s’ mund të qe i njëjti.

Nuk do ia lejonte vetes kurrë, të shfaqej  para meje në këtë gjendje.

Dyqanet ishin plot e përplot me këmisha të njëjta.

Ora e dorës, s’ qe veçse një orë e vjetër klasike.

Dhe emrat tanë tek ajo unazë,

ndër emrat që ndeshen më se rëndom. 

Sa mirë që erdhe. Ulu përbri meje.

Supozohet, që ai vërtetë, do vinte të enjten.

Por, kaq shumë të enjte kaluan gjatë këtij viti. 

Do bëj gati çajnikun.

Do laj kokën, dhe më pas çfarë,

do mundohem të dal nga kjo gjendje.

Sa mirë që erdhe, bënte ftohtë atje,

dhe ai, brenda një sleeping bag-u plastik;

me “ai”, nënkuptoj atë burrin e pafat.

Do pres të enjten, do shpëlaj gjethet e çajit,

përderisa emrat tanë janë më se të zakontë- 

Përktheu: Eleana Zhako

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top