GRABITQARËT E NATËS E EDWARD HOPPER-it-Një kryevepër moderne e Artit Amerikan të shekullit të 20-të!

in Përkthim by

Melankolia e izolimit nokturn!
Vetmia amerikane, jeta në qytetet e mëdha urbane dhe palëvizshmëria e izolimit!

“Arti i madh është një shprehi e jashtme e një jete të brendshme të artistit, dhe kjo jetë e brendshme reflektohet në vizionin personal të botës nga ana e tij.” – Edward Hopper

Piktura “Grabitqarët e Natës” e Edward Hopper-it u përfundua në vitin 1942 dhe paraqet paradoksin e vetmisë së jetës urbane. Kryevepra e Hopper-it është një krizë thelbësore më vete; ku një grup individësh janë pre e palëvizshmërisë së izolomit të qytetit të New York-ut. Ajo ka mbetur jo vetëm një nga pikturat më të njohura, por gjithashtu edhe përfaqësuese në Artin Amerikan të shekullit të 20-të. Artsper eksploron thellësinë nostalgjike të kësaj kryevepre moderne.

m

Realiteti vetmitar i Amerikës.
Dritat e ndezura floureshente derdhen nëpër rrugët e ërrësuara të qytetit të New Jork-ut, ndërkohë që katër të huaj ulen në një kënd, në një si restorant-vagon, natën vonë; fizikisht afër, megjithatë psikologjikisht mijëra milje larg. Vetë thelbi i vulnerabilitetit njerëzor pulson si një venë e ekspozuar në kryeveprën e Hopper-it, duke ngërthyer vetminë konsumuese të jetës moderne. Piktura ikonike e Hopper-it tregon paaftësinë tonë për t’u lidhur në vitet 1940.

Piktura “Grabitqarët e Natës” paraqet jo vetëm tjetërsimin tonë nga jetesa në një qytet të madh, por paranojën që zuri Shtetet e Bashkuara pas sulmit të “Pearl Harbor”-it në vitin 1941. Ne, si shikues, kthehemi në vuajeristë të heshtur, duke parë shprehjet e gurta të subjekteve të paarritshëm të Hopper-it nëpërmjet dritares. Pas asnjë derë për të hyrë në restorantin-vagon, ne mbetemi jashtë, duke mishëruar rolin e papërfaqësuar të vetmisë së New Jork-ut të verbuar nga ngjyrimet fosforeshente.

Rëndësia e kompozimit


Kompozimi unik i Hopper-it e lejon shikuesin të shikojë subjektet njëherësh, përballë dhe në profil, duke theksuar melankolinë që konsumon izolimin nokturn. Natyra këndore e kësaj kryevepre moderniste evokon dhimbshëm ndërveprimet e hamendësuara ndërmjet subjekteve, të cilët ndërpriten ose injorohen vazhdimisht. Duar që thuajse preken, sy që thuajse takohen dhe gojë të cilat thuajse flasin; vendosja intime e Hopper-it paraqet përsosmërisht realitetin tjetërsues të jetës në New York.

E vërteta rreth gruas me flokë të kuqe.
Jo Hopper-i, bashkëshortja e Edward Hopper-it, është gruaja engimatike me flokë të kuqe, e ulur në kënd. Ajo jo vetëm që ishte modelja për këtë pikturë, por mbante gjithashtu një ditar të detajuar për çdo vepër të Hopper-it. Roli i saj si një historiane personale arti, mund të jetë frymëzuar për emrin pas pikturës, ku ajo përshkruan një nga dy burrat në pikturë si “grabitqarë nate (sqepi) me kostum të errët, kapele gri ngjyrë çeliku, me brez të zi, këmishë blu (të pastër) duke mbajtur një cigare.”

9

Vendndodhja e lokalit-restorant.
Restoranti-vagon në pikturën e Hopper-it, është bazuar në mënyrë të dukshme në një vendndodhje reale në fshatin Greenwich; megjithatë, diskutimet mbi legjitimitetin e tij vazhdojnë të nxisin diskutime të nxehta. Ky vend mendohej se gjendej ndërmjet Avenusë Greenwich dhe Avenusë së Shtatë Jugore.

Një koinçidencë e mundshme ose ndoshta një lëvizje e qëllimtë nga ana e Hopper-it, duke zgjedhur që të paraqiste një udhëkryq, sigurisht që reflekton zbrazëtinë ndërmjet afërsisë fizike dhe paaftësisë për t’u lidhur emocionalisht në klimën e jetës urbane.

“Ndoshta, e pavetëdijshme,” siç e ka shpjeguar një herë Hopper-i, “Unë po pikturoja vetminë e qytetit të madh.”

(Imazhi 1: Edward Hopper, “Grabitqarët e natës”, 1942)

(Imazhi 2: Edward Hopper, Pamje nga afër “Grabitqarët e natës”, 1942)

(Imazhi 3: Skica paraprake të Edward Hopper për “Grabitqarët e natës”)

(Imazhi 4: Jo dhe Edward Hopper, 1927)

(Imazhi 5: Ndërseksion i Avenjysë ‘Greenwich’ dhe Avenjysë së Shtatë Jugore, 1926)

Marrë nga: Revista ARTSPER

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Përkthim

Go to Top