GJENIU SALVADOR DALI

in Pikturë by

SALVADOR DALI

Dali nuk rresht kurrë së na magjepsuri!
Dali ishte mjeshtër në gjithçka!

Edhe sot, shumë vite pas vdekjes së tij, Salvador Dali nuk ka rreshtur kurrë së na magjepsuri dhe emri i tij ende rrezaton po aq fort sa kur ai ishte në kulmin e tij. Salvador Dali, një figurë udhëheqëse e Surrealizmit, së bashku me të ngjashmit e Magritte-s, i cili i impresiononte njerëzit me ekscentricitetin, pamjen dhe sjelljen e tij të pazakontë. Ai kujtohet më së shumti për veprat e tij të artit dhe me të drejtë, por ka disa gjëra që ju duhet të dini rreth këtij gjeniu!

1) Ai ishte i zoti në gjithçka

Një artist i vërtetë i Rilindjes, Dali ishte i interesar për kinemanë. Ky kuriozitet çoi në bërjen e disa filmave të tillë si “Një Qen Anadaluzian” dhe “Epoka e Artë”. Ai ka dizenjuar gjithashtu një set për filmin “I magjepsuri” nga Alfred Hitchcock-u. Për më tepër, ai u zhyt në arkitekturë, dukshëm në Muzeun-Teatër spektakolar “Dal”i, në Spanjë, ku është varrosur tani. Ai ka marrë gjithashtu pjesë në botën e modës, duke krijuar një kapele në formën e një këpuce, një rrip rozë me buzë si togëz dhe një fustan të bardhë me një karavidhe të printuar. Dhe kjo nuk është e gjitha! Ai ka bashkëpunuar gjithashtu me fotografët më ikonikë të kohës së tij, të tillë si Man Ray dhe Phillippe Halsman-i.

2) Ai ka punuar me Walt Disney

Dali e admironte shumë Walt Disney-n, të cilin ai e quante “Surrealisti i madh amerikan”. Në vitin 1946, ky admirim reciprok çoi tek krijimi i filmit me kukulla, të titulluar “Destino”, i cili më në fund u përfundua dhe nxor në qarkullim në vitin 2003. Filmi paraqiste notat nga kompozitori meksikan Armando Dominguez dhe zgjat në total 6 minuta.

3) Ai ka bashkëpunuar me botën tregtare

Salvador Dali ka dizenjuar logon e lëpirësve Chupa Chups, në vitin 1969 dhe që ende përdoret edhe sot. Ai këshilloi themeluesin, i cili ishte gjithashtu një mik i tij, që ta përfshinte logon tek vetë lëpirëset për të rritur vetëdijen e brand-it tek konsumatorët. Ai ka bashkëpunuar gjithashtu me Gap-in në një fushatë që kishte sloganin ‘Salvador Dali vesh kaki’, si edhe krijimin e katër kapakëve për Vogue.

Megjithatë, këto nuk janë mirëpritur gjithmonë. Eksentriciteti i Dalisë dhe mendjs e tij tregtare shpesh irritonin anëtarët e botës së artit të kohës. Kështu, André Breton-i, babai i Lëvizjes Surrealiste, i vuri atij nofkën “Avida Dollars”, një anagram i emrit të artistit. Dali njihej për dashurinë e tij për paratë, një dashuri që ai nuk e kishte fare problem që ta shfaqte.

4) Atë sigurisht nuk e donin të gjithë

Salvador Dali, pavarësisht se është një artist i vlerësuar shumë sot, nuk ishte “filxhani me çaj“ (i preferuar) i kujtdo, madje edhe brenda levizjes Surrealiste. Shumë nga surrealistët fillestarë simpatizonin Komunizmin dhe, rrjedhimisht, ishin kundër mbështetjes së Dali-së ndaj Hitlerizmit dhe kërkonin që ta përjashtonin për shkak të besimeve të tij fashiste.

Shkrimtari anglez, George Orwell, nuk ishte një mbështetës i Dali-së pasi kishte lexuar autobiografinë e Dali-së në të cilën Dali rrëfen evente nga rinia e tij. Megjithatë, Orwell-i ende e kreditonte atë si një artist shumë të aftë.

5) Ai ishte mik i ngushtë me Amanda Lear-in

Amanda Lear-i, modele dhe këngëtare franceze, merrte leksione pikture nga Dali gjatë rinisë së saj dhe ka qenë një nga muzat e tij më të mëdha. Ajo ishte protozheja e çiftit Dali-Gala dhe ajo kaloi verat me ta në shtëpinë e tyre në Port Lligat. Miqësia e tyre e ngushtë zgjati më shumë se pesëmbëdhjetë vite.

6) Ai zhvilloi një stil të ri të quajtur “Misticizmi Nuklear”

Pas luftës, Dali zhvilloi një stil të ri për veprat e tij që kërkonin të përfaqësonin shkencën dhe imazherinë katolike. Ky stil i ri lindi nga shpresa e Dali-së që zbulimet e reja shkencore do të shfaqnin të panjohurat që rrethojnë fenë. Pjesët që ai krijoi gjatë kësaj kohe, duke qenë në të njëjtën kohë si nga një botë tjetër dhe surreale, fokusoheshin më pak mbi objektet personale dhe më shumë mbi tematikat universale dhe shkencore.

7) Ai pati një martesë pabesueshmërisht dinamike/intense

Ai u takua me partneren e jetës së tij Gala, e cila ishte e dashura dhe më pas gruaja e Dali-së, kur ajo ishte ende e martuar me Paul Eluard-in, poet i famshëm surrealist francez. Ishte me Paul-in kur ajo vizitoi Dali-në në shtëpinë e tij në Figueras (Spanjë). Çifti u dashurua menjëherë dhe u martua tre vite më vonë. Çifti Dali-Gala shpejt u kthye në një nga çiftet më legjendare të botës së artit. Gala vepronte si gjysma tjetër e Dali-së në çdo kuptim të fjalës, kaq shumë, saqë ai i nënshkruante pikturat me të dy emrat e tyre duke qenë se ai thoshte se ajo ishte frymëzimi i tij i vazhdueshëm. Pas vdekjes së Gala-s në vitin 1982, Dali i theu ligjet spanjolle që i ndalonte njerëzit nga lëvizja e kufomave pa lejen e nevojshme dhe e dërgoi trupin e saj në shtëpinë e tyre në Port Lligat.

8) Ai besonte se ishte personifikimi i vëllait të tij

Pasi kishte vdekur vetëm 9 muaj përpara lindjes së Dali-së, ai besonte se ishte personifikimi i vërtetë i vëllait të tij të vdekur. Kjo është e kuptueshme, duke qenë se në moshën 5 vjeçare prindërit e Dali-së e çuan atë tek varri i vëllait dhe i thanë pikërisht këtë! Konfimimi i mëtjeshëm erdhi nga fakti që ata kishin të njëjtin emër. Më vonë, në karrierën e Dali-së ai do të pikturonte vëllain e tij të vdekur tek “Portret i Vëllait tim të Vdekur” (1963).

9) Ai ishte frymëzuar nga Sigmund Freud-i

Në vitet 1920, Dali lexoi “Interpretimin e Ëndrrave” të Sigmund Freud-it. Ky ndriçim veproi si një frymëzim gjatë karrierës së Dali-së. Në fakt, Dali kishte atë që mund të përshkruhet si një fiksim me Freud-in. Ai përshkruan në autobiografinë e tij ëndrra bashkëbisedimesh imagjinare ndërmjet të dy burrave. Kur më në fund ai u takua me Freud-in në vitin 1938, ai e mori me vete pikturën e tij “Metamorfozat e Narcizit”. Influenca e Freud-it do të thoshte se, ndryshe nga të ngjashmit si Magritte, veprat e të cilëve ishin të gjalla, veprat e Dali-së kishin një ton më të errët, ndoshta për shkak të joshjes së personazhit të tij.

10) Metodat e tij për aksesimin e surreales ishin shpesh jo tradicionale

Për të arritur në peizazhe dhe imazhe surrealiste, Dali besonte se kishte akses në pavetëdijen e tij. Për ta bërë këtë, ai e detyronte veten që të hynte në një gjëndje deliri. Një mënyrë për ta arritur këtë ishte të fiksonte vështrimin e tij për të parë imazhe të ndryshme në dhe rreth tij. Kjo u quajt “metoda paranojake-kritike”. Një teknikë tjetër ishte që ta mbante veten në një gjendje të vazhdueshme zgjuar ose në gjumë. Ai do të ulej me një tas dhe një lugë dhe kurdoherë kur do ta zinte gjumi zhurma e rënies së lugës në tas do ta zgjonte.

Salvador Dali, anëtar kyç i Lëvizjes magjepsëse Surrealiste, ishte më të vërtetë i veçantë në llojin e tij. Duke evoluar vazhdimisht dhe duke u frymëzuar nga zbulimet e reja gjatë jetës së tij, ai i shtyu papushim kufijtë e artit. Krijimet e tij ëndërrimtare, shpesh të paqëndrueshme, i kanë rezistuar testit të kohës, duke vazhduar që të frymëzojnë artistët edhe sot dh janë po aq magjepsëse sa atëherë kur i krijoi. Veprat e tij janë aq ikonike saqë ruhen në muze dhe galeri nëpër të gjithë botën dhe janë të disponueshme për t’i vizituar.

Marrë nga: REVISTA ARTSPER

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top