FRIDA KAHLO
Vepra e artistes meksikane Frida Kahlo është jashtëzakonisht e njohur sot në tregun e artit dhe për publikun e gjerë. Pikturat e saj ngërthejnë një tërheqje universale për mënyrën sesi ato e portretizojnë dhe kërkojnë ta trajtojnë vuajtjen njerëzore.
1. Ajo ishte me origjinë gjermane.
Frida Kahlo u lind si Magdalena Carmen FRIEDA Kahlo y Calderón. Emri FRIEDA rrjedh nga fjala gjermane FRIEDE, që do të thotë “PAQE”. Ajo e hoqi “e-në” nga emri i saj rreth vitit 1935 dhe për pasojë u bë Frida.
2. Ajo vuante nga shumë sëmundje.
Ajo ishte një fëmijë e shëndetshme dhe e lumtur deri kur e zuri poliomeliti në moshën 6-të vjeçare.
3. Ajo pikturonte vështirësitë e veta.
Duke iu shtuar fatkeqësisë së saj, në moshën 18-të vjeçare ajo pësoi një aksident traumatik me autobus, që ishte një burim i madh vuajtjeje gjatë gjithë jetës së saj. Ajo ka kryer në total gjatë jetës së saj 35 operacione. Kahlo e ka paraqitur shumë vuajtjen e saj fizike në pikturat e saj, nga të cilat ndoshta më e tmerrshmja është piktura: “Kollona e thyer”, e vitit 1944.
4. Ajo kishte një martesë të trazuar.
Frida dhe Diego Rivera u martuan në vitin 1929. Ajo ishte vetëm 22 vjeç, ndërsa ai 43. Ajo ishte gruaja e tij e tretë. Frida një herë ka thënë: “Mua më kanë ndodhur dy aksidente të mëdha në jetën time… por Diego ka qenë më i rëndi”.
5. Motra e saj ishte gjithashtu edhe e dashura e Diego-s.
Marrëdhënia e tyre ishte e stuhishme. Diego kishte shumë marrëdhënie, madje edhe me motrën e Fridas, Cristina-n.
6. Frida u dashurua me dikë tjetër.
Frida nuk i qëndroi besnike Diegos dhe pati një marrëdhënie të njohur publikisht me Leon Trotsky-n.
7. Ajo ishte një ikonë mode.
Frida ishte e torturuar nga pasiguritë e saj, pjesërisht për shkak të vuajtjeve fizike. Për të përballuar mungesën e vetëbesimit dhe ndjesinë e të qenit e humbur, ajo stiloi shumë veshje për veten dhe në pikturat e saj. Ajo njihet për veshjet e saj tradicionale meksikane, modelin e flokëve dhe grimin.
8. Ajo ka pikturuar 55 autoportrete.
Si rezultat, ajo ishte e fiksuar pas vetes dhe ka pikturuar të paktën 55 portrete të vetes nga 143 pikturat e saj. Kur e pyesnin përse kishte pikturuar aq shumë autoportrete, ajo thoshte: “Sepse jam kaq shpesh vetëm… sepse unë jam subjekti që e njoh mirë’.”
9. Portretet e saj kanë kuptime të shumëfishta.
Personazhet (vetet) e saj paraqiten nën disa maskime, nga krenaria e saj kombëtare meksikane, tek portretizimet më simbolike, për shembull, me kafshët. Në “Autoportretin e saj me majmun” të vitit 1938, duke sikur majmuni po shtrëngon krahun e tij rreth qafës së saj, duke nënkuptuar aspektin e shpirtit të saj.
10. Ajo vlerësohej nga Surrealistët.
Frida njihet gjerësisht si piktore surrealiste dhe është parë si një figurë instrumentale për përhapjen e lëvizjes ndërkombëtarisht. Kur puna e saj filloi të vlerësohej në vitet 1930, surrealisti par excellence, Andre Breton, e përshkroi artin e saj si “një fjongo rreth një bombe”. Shpërthyese dhe e pamëshirshme, delikate dhe e sofistikuar.
Marrë nga: Revusta Artsper
Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.