FRANZ MARC & PIKTURAT E TIJ

in Pikturë by

FRANZ MARC 

Anëtar i Ekspresionizmit Gjerman dhe një nga piktorët më me influencë që kanë dalë nga Gjermania

Franz Marc ishte piktor dhe artist gjerman; ai jo vetëm që pati një ndikim mbi artin gjatë kohës së tij, por është konsideruar si një nga figurat kyçe të lëvizjes Ekspresioniste në Gjermani. “Kalorësit Blu” ishte një seri publikimesh në formë reviste ku ai ishte bashkëthemelues. Revista fokusohej tek lëvizja dhe dihet që ajo ishte e lidhur me në grup të vogël artistësh të cilët ishin përgjegjës për të publikuar imazhe, si edhe histori novatore gjatë kohës së ekzistencës së revistës në Gjermani.

JETA E HERSHME

Franz Marc-u lindi në Mynih, Gjermani, në vitin 1880; ai ishte influencuar nga i ati duke filluar që në moshë shumë të re, duke qenë se ai kishte punuar si piktor peizazhesh. Në moshën e re 20 vjeçare, në vitin 1900, ai filloi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, e cila ndodhej në Mynih, dhe atje ai mori mësime nga disa mësues me influencë të kohës.

UDHËTIMET NË PARIS

Në vitin 1903 dhe në vitin 1907, ai udhëtoi në Francë, ku e kaloi pjesën më të madhe të kohës së tij në Paris. Jo vetëm që ai vizitoi shumë nga muzetë vendas, por u takua gjithashtu me shumë artistë. Gjatë kësaj kohe ai u influencua nga arti parisian dhe artistët më të njohur të zonës. Duke kopjuar stilin që ishte përdorur në format e artit që ai kishte parë, ishte një mënyrë për të për të mësuar teknikat e ndryshme dhe një mënyrë simbolike për të mësuar edhe vetë stilin e tij në krijim.

Ndërkohë që ishte në Paris, Franz Marc-u ishte entuziast ndaj veprave të Paul Gauguin-it, Vincent van Gogh-ut, Picasso-s dhe të Ekspresionistëve; më vonë, ai u impresionua nga ekspozita e Henri Matisse-s në Mynih në vitin 1910. Në Paris ai u përfshi edhe me artistët vendas dhe me shumë aktorë të famshëm. Jo vetëm që diçka e tillë e lejoi atë që të fitonte më shumë përvojë dhe të mësonte nga influencat e tyre, por i lejoi gjithashtu që të frymëzohej shumë për stilet e tij dhe për format artistike nga veprat e individëve me të cilët ai shoqërohej. Jo vetëm që stili i tij ndoqi stilin parisian, por ai u influencua shumë nga vendi dhe pjesët që ai krijoi gjatë fazës së hershme të karrierës së tij.

KARRIERË JETËSHKURTËR

Megjithëse ishte i ri gjatë pikut të karrierës së tij, kjo është kryesisht për shkak të faktit që Franz Marc-u jetoi një jetë ekstremisht të shkurtër dhe vdiq në moshën 36 vjeçare. Ai u martua dy herë gjatë të njëzetave të tij dhe u përfshi edhe në marrëdhënie të stuhishme gjatë kësaj periudhe. Për sa i takon veprave të tij, në vitin 1906 ai udhëtoi me të vëllain e tij Paul, në Mt. Athos dhe në disa vende të tjera të njohura greke. Kjo mori formë në shumë nga pjesët që ai krijoi gjatë asaj periudhe të karrierës së tij; në vitin 1910, ai u njoh edhe me Auguste Macke-n, i cili jo vetëm që pati një ndikim mbi veprën e tij, por gjithashtu edhe tek stili i tij artistik.

GAZETA E KALORËSVE BLU

Në vitin 1911, Franz Marc-u themeloi Gazetën e Kalorësve blu. Gjithashtu gjatë kësaj kohe që ai dhe artistët e tjerë kolegë (duke përfshirë edhe Macke-n) themeluan Gazetën, duke filluar një Lëvizje të Re (Shoqatën e re të Artistëve). Ajo, jo vetëm që paraqiste veprat e artistëve të rinj, por edhe stilet e reja të artit që po fillonin të farkëtoheshin në Gjermani dhe në rajone të tjera të botës. Ekspozita në gazetë paraqiste shumë nga veprat që kishte krijuar Franz Marc-u ndërmjet periudhës 1911 dhe 1912.

LËVIZJA FUTURISTE

Në vitin 1912, Franz Marc-u u takua me Robert Delaunay-n, i cili përdorte ngjyra dhe metoda dizainji sipas një mënyre futuriste; gjë që çoi në lëvizjen futuriste. Marc-u u magjeps pas këtij stili futurist, si edhe nga kubizmi, të cilat u kthyen në një influencë madhore për veprat që ai prodhoi gjatë atij viti, si edhe për veprat që pasuan pas asaj periudhe. Vepra në një stil të dallueshëm dhe që ishin ekstremisht të përparuara për kohën e tyre, duke përfshirë natyrën abstrakte, ngjyrat e guximta dhe këndet e mprehtë, ishin disa nga ndryshimet që u panë në pjesët që Franz Marc-u krijoi, në vijim të takimit me Delaunay-n, i cili e prezantoi atë me këtë lëvizje të re dhe me këtë stil të ri duke paraqitur metoda abstrakte dhe të reja, të njëjtat që ishin marrë nga veprat e së shkuarës.

STILI I DALLUESHËM

Gjatë karrierës së tij, Franz Marc-u krijoi rreth 60 pjesë në litografi dhe në pjesë druri. Shumica e pjesëve të tij paraqesnin kafshë në mjediset dhe habitatet e tyre natyrale. Përdorimi i ngjyrave të guximshme, shpesh të ndezura, shihej në veprën e tij. Ai ndoqi një qasje kubiste, paraqitja dhe krijimi i kafshëve në veprat e tij shpesh shikohej si një mjet edhe për procesin e tij krijues, duke qenë se shumica e pjesëve të tij fokusoheshin tek kafshët dhe tek emocioni bruto përkundrejt vizatimit nga faktorët e jashtëm, për të krijuar veprat e printuara të artit gjatë karrierës së tij. Gjatë jetës së tij kafshët janë një motiv që Franz Marc-u iu rikthye gjithmonë, siç kanë bërë artistët me tematikat e tyre të dashura: Van Gogh-u tek autoportretet e tij dhe Monet me pellgun i tij me zambakë.

NGJYRAT

Ai u dha kuptim ngjyrave që përdoreshin në pjesët e tij; bluja u përdor për të paraqitur mashkullorësinë dhe stilin shpirtëror; ndërsa ngjyra e verdhë dhe ngjyrat e lehta për të paraqitur feminitetin dhe gëzimin. Tonet e kuqe shpesh u përdorën për të paraqitur dhunën. Veprat e tij u shtypën nga nazistët në fillim të viteve 1930 dhe afërsisht 130 pjesët që Franz Marc-u kishte krijuar, u hoqën nga ekspoziatat dhe shfaqjet e artit ku ai ishte pjesë në qytete të ndryshme në Gjermani.

VDEKJA

Megjthiëse ai vdiq në moshën e re 36 vjeçare, shumë nga pjesët e krijuara nga Franz Marc-u ishin me influencë, si edhe përpara kohës së tij. Ai jo vetëm që shkaktoi debate në shtëpinë e tij në Gjermani, por pjesët që ai krijoi treguan gjithashtu aftësinë e tij ekstreme dhe aftësinë për të diferencuar ndërmjet arratisjeve të ngjyrave, dizajnit dhe imazheve unike, duke përdorur një qasje minimale. Dëshira nga vala gjermane e abstraksionistëve për të bashkuar mjetet e reja piktoreske nga Franca me subjektet ambicioze apo transhendente, apo të dyja, shpejt u kthye në objektivin e lëvizjeve pasuese të abstraksionit të shekullit të 20-të. Ndonëse Marc-u nuk ishte i vetmi që zotëronte aspirata të larta, fisnike, ai, Wassily Kandinsky dhe Paul Klee hodhën një hap të rëndësishëm kritik në krijimin e harmonive Kubiste dhe Fauviste të zbatueshme/aplikueshme ndaj një koncepti më të lartë të subjektit. Për shembull, dëshira për përmbajtjen e proporcioneve epike u kthye në një kriter në veprën e Marc Chagall-it dhe të Piet Mondrian-it, dhe më pas, midis ekspresionistëve abstraktë amerikanë: Jackson Pollock-ut dhe Jasper Johns-it. Jo vetëm që vepra e tij ishte shumë e vlerësuar gjatë kohës dhe karrierës së tij ekstremisht jetëshkurtër, por deri më sot, Franz Marc-u konsiderohet si një nga piktorët më me influencë që kanë dalë nga Gjermania, për stilin e tij unik dhe për qasjen krijuese që ai ndoqi në paraqitjen e jetës së përditshme në veprat e tij.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top