FILMI “NË HUMOR PËR DASHURI” (In the mood for love): KUADËR BRENDA KUADRIT

in Kinema by

Ne që të gjithë jetojmë në fantazi!

Një film nga: WONG KAR-WAI

Po vetëmësohem me idenë për ta konsideruar çdo akt seksual si një proces që përfshin katër persona. Dhe ne do të kemi shumë për të diskutuar mbi këtë.” – Frojdi

Kur unë analizoj këto filma, zakonisht e filloj duke i parë filmat me një ‘notepad’, duke shënuar të gjitha gjërat që mendoj se janë interesante. Kur fillova që të shikoja filmin “Në humor për dashuri” të Wong Kar-Wai-t, gjëja e parë që shkrova ishte: Në çdo 5 minuta dhe çdo sekuencë është një kuadër brenda një kuadri, që do të thotë se çdo sekuencë paraqet personazhe që nuk inkuadrohen nga drejtëkëndëshi i vetë filmit, por nga forma të vogla të brendshme po ashtu. Tani kjo është një teknikë pamore që regjisorët e kanë përdorur për dekada. Shembulli im i preferuar është skena e fundit madhështore në kryeveprën e John Ford-it: “Kërkuesit”. Por zor se ajo përdoret kaq e kudondodhur. Nuk do të ishte deri në minutin e 12-të kur unë pashë skenën e parë pa errësimin e një farë plani të parë. Kjo skenë, e cila thelbësisht nuk paraqet asnjërin nga dy personazhet kryesore, por prisni… se po eci shumë përpara.

Filmi “Në humor për dashuri” është historia e dy çifteve të martuara, të cilët marrin dhoma me qira në shtëpitë ngjitur të çifteve të moshuara në Hong Kongun e viteve 1960. Filmi fokusohet mbi bashkëshortin e njërit çft, Z. Chau dhe bashkëshorten e çiftit tjetër, Znj. Chan teksa të dy zbulojnë gradualisht që bashkëshortët e tyre po i tradhëtojnë ata me njëri-tjetrin dhe pastaj këto dy viktima të pafajshme të pabesisë, filmi ia del që të mos jetë sentimental me subjektin e tij, ndërkohë që i trajton ngjarjet sipas një kinematografie të kushtueshme, dhe në mënyrë piktoreske. Narracioni kalon dhe kapërcen përpara në kohë me një shpejtësi të parregullt, kështu ne mund të kujtojmë historinë në kujtesë dhe shikuesi shpesh mbetet plotësisht i konfuzuar sesa shumë kohë ka kaluar ndërmjet skenave. Kjo nxit një angazhim të fortë me filmin, një nevojë për t’i kushtuar vëmendje, por kjo reflekton gjithashtu se si është bërë filmi. Ka pasur pak më shumë sesa një kontur/plan kur Wong Kar-Wai dhe ekipi i tij filluan filmimin, një proces që ka zgjatur 15 muaj të gjatë, ku skenari dhe skenat indviduale janë shkruar në “fluturim” nga regjisori dhe nga aktorët së bashku, gjë që është surprizuese sepse duke parë filmin ju do të ndjeni që jeni në duart e dikujt që është në kontroll të plotë. Vizualisht dhe emocionalisht, filmi “Në humor për dashuri” është plotësisht konsistent. Filmi është kaq i vetëpërmbajtur saqë ai paraqet disa vendndodhje, secili i filmuar nga i njëjti kënd në mënyrë që ju të përjetoni një lloj efekti rrethor të kthimit sërish dhe sërish tek të njëjtat gjëra. Kjo teknikë, larg të ndjerit të ngadaltë apo përsëritës, në fakt, izolon sfondet e fiksuara, gjërat të cilat, në fakt, janë duke ndryshuar në film – jetët e brendshme të dy personazheve kryesore. Dhe për pjesën më të madhe, këto jetë të brendshme eksplorohen pa fjalë. Aksioni i vërtetë i këtij filmi është tek posturat, vështirmet dhe prekjet dhe duke kufizuar gjuhën, Wong Kar-Wai jehon kufizimin e veprimit që pllakos Z. Chau dhe Znj. Chan në Hong Kongun e viteve 1960, ku ata janë gjithnjë në kërcënimin e vazhdueshëm të thashethemit, një lloj vëzhgimi nga pronarët e shtëpive të tyre dhe më gjerë nga komuniteti. [Personazh në film duke folur: Është mirë që ta shijosh jetën kur je i ri. Por mos e tepro.] Kjo është e vetmja arsye përse çdo gjë është me kuadër të dyfishtë. Duke vendosur objekte në sfond, regjisori fuqizon atë që ndjejnë personazhet në të qenit të vëzhguar, për të mos përmendur vetë ndjenjat tona të të qenit të vëzhguar. Të qenit i vëzhguar dhe të vëzhgosh, të të shikojnë dhe të shikosh, çfarë dëshirojmë nga të tjerët, çfarë dëshirojnë të tjerët nga ne. Këto janë temat kryesore të filmit “Në humor për dashuri”. Unë mendoj se elementi më i jashtëzakonshëm i këtij filmi është ajo që prezantohet pasi të dy personazhet kryesore i pranojnë njëri-tjetrit që bashkëshortët e tyre po i tradhëtojnë. Në vend që të përballen me situatën, objektivi i tyre parësor është që të kuptojnë saktësisht sesi ka ndodhur. Kështu që, këtu ne kemi këtë skenën e pabesueshme ku ata rikrijojnë procesin e joshjes së bashkëshortëve të tyre, ku secili përpiqet që të mishërojë bashkëshortin e tjetrit, ndërkohë që po trajnohen nga tjetri mbi atë se çfarë ata mendojnë se do të bënte apo jo bashkëshorti/ja e tyre. [Bashkëshorti im nuk do ta bënte kurrë këtë.] Kjo kryen një bashkëveprim me të vërtetë kompleks, por gjithashtu edhe pervers. Megjithëse, filmi fokusohet agresivisht vetëm mbi Z. Chau dhe Znj. Chan deri në atë pikë saqë nuk i tregon kurrë fytyrat e bashkëshortëve të tyre, ne jemi gjithmonë të vetëdijshëm që këtu janë të përfshirë katër njerëz dhe jo dy. Por nuk janë katër njerëz të vërtetë, janë dy njerëz dhe dy fantazma. Mendoni çfarë po i kërkohet Chau dhe Chan në skenën e joshjes. Nën maskimin e të kuptuarit se çfarë ka ndodhur, çdo viktimë përpiqet të joshë vetë bashkëshortin e tyre në formën e bashkëshortit të tjetrit. Një detyrë e dënuar që në fillim sepse vetë gjendja e marrëdhënies do të thotë që as Chau dhe as Chan nuk mund të nxisin më atë lloj dëshire që ata po përpiqen të rikrijojnë. Ju mund ta përshkruani këtë rrjedhë veprimesh si mazokiste dhe Wong Kar-Wai na lejon që ta ndiejmë këtë duke mos e bërë të dukshme kur Z. Chau apo Znj. Chan janë vetvetja apo po sillen si bashkëshorti i tjetrit. Shpesh ne jemi në një skenë duke e interpretuar atë në një mënyrë, përpara sesa realiteti apo ndoshta mos-realiteti i çastit të na qëllojë si një goditje në stomak. Por sepse çdo personazh është duke trajnuar në mënyrë të vazhdueshme tjetrin, ata janë në gjendje që të ndërtojnë një fantazi në të cilën kontrollojnë vetë tradhëtinë e tyre. [Ne nuk do të jemi si ata.] Por duke mos komunikuar kurrë lulëzimin e vetë dashurisë së tyre për njëri-tjetrin, Z. Chau dhe Znj. Chan mund ta vonojnë pafundësisht çastin në të cilin ata do t’i shikojnë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë. Ata mund të qëndrojnë në fantazinë e tyre. Kjo është një çështje tragjike dhe disi perverse, dhe Wong Kar-Wai ka thënë se nëse Tony Leung dhe Maggie Cheung nuk do të ishin aktorë aq të bukur, errësira në qendër të personazheve të tyre dhe fantazia e tyre do të ishte e dukshme. Sigurisht që ata nuk mund ta bëjnë këtë përgjithmonë dhe në skenën kur më në fund Z. Chau e pranon dashurinë e tij për Znj. Chan, shumica e fantazisë vjen duke u shkrumbuar. Siç e thotë ai, ata janë si bashkëshortët e tyre, që do të thotë se gjëja që ata vetë kanë refuzuar të shikojnë – pamjaftueshmëria e tyre, që ata kanë rreshtur së qeni një objekt i dashurisë për të dashurit e tyre që vërshon në vetëdije si një dallgë. Dhe megjithatë, ata nuk bëjnë asgjë për këtë. Ata vetëm mund ta lenë të vërtetën brutale që të rrjedhë. Për të mbijetuar, për të ecur përpara, Z. Chau dhe Znj. Chan e dënojnë veten me lidhje të humbura. Kjo është arsyeja përse në fund, filmi kalon përpara për të na treguar sesi ata e humbasin njëri-tjetrin dy herë. Thjesht duke e humbur njëri-tjetrin, mundësia e thjeshtë e një lidhjeje, jo vetë lidhja, është ajo që i mban ata tani. Çdo njeri jeton brenda fantazisë, brenda kuadrove. Ndonjëherë kuadrot janë të përbëra nga ne, ndonjëherë janë të përbëra nga të tjerët. Ndonjëherë, ne kemi nevojë të besojmë se ato që përbëhen nga ne përbëhen nga të tjerët. Por cilido qoftë rasti, nuk ka asnjë rrugë për të qenë jashtë kuadrit. Kur fantazitë prishen apo plasariten apo thyhen plotësisht, kjo është një traumë, sikur të jetosh përkohësisht në stuhi. “Në humor për dashuri” e Wong Kar-Wai është një eksplorim magjepsës, i qetë dhe i dhimbshëm i asaj se çfarë ndodh kur fantazia që ti ke krijuar për veten është një fantazi perverse, kur ajo vetëm shërben për të qëndruar larg nga dhimbja që është krijuar për ta shmangur. Dhe, arsyeja përse filmi ta thyen kaq shumë zemrën është ky lloj perversiteti, që është disi i zakonshëm për të gjithë ne.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Kinema

Go to Top