EMIL NOLDE: NGJYRA ËSHTË JETË

in Pikturë by

EMIL NOLDE: Një figurë kyçe dhe pioner i Lëvizjes së Ekspresionizmit Gjerman
Një nga koloristët më të mëdhenj të artit modern

Lufta për të krijuar një periudhë të dytë të artit të madh gjerman.
Të qëndrosh përpara një pikture të Nolde-së është si të përjetosh një rrymë elektrike, kaq të forta janë ngjyrat e tij.

Një figurë kyçe e Lëvizjes së Ekspresionizmit Gjerman dhe një nga koloristët më të mëdhenj të artit modern, Emil Nolde (1867-1956) mbetet sot tejet i diskutueshëm. Megjithëse nazistët kanë konfiskuar deri diku tek 1 000 vepra të Nolde-s nga muzetë gjermane dhe koleksionet e artit, me pretendimin se ato ishin art i “degjeneruar’”– një shifër kjo shumë më e lartë se për çdo artist tjetër – Nolde, një fans i hershëm dhe entuziast i regjimit, mbeti i angazhuar ndaj partisë. Ndonëse, kjo besnikëri ndërlikon vlerësimin tonë për veprën e tij, talenti i tij nuk është diskutuar kurrë. Në vitin 1952 atij iu akordua Urdhëri i Meritës nga Qeveria e Gjermanisë Perëndimore – nderimi më i lartë civil.

Çfarë e ka bërë Emil Nolde-n të veçantë?

Keith Hartley: ‘”Përgjigjia e zakonshme ndaj kësaj pyetje është se ai ishte një nga pionerët e Ekspresionizmit Gjerman, gjë që sigurisht që është e vërtëtë. Por për mua, ajo që është e jashtëzakonshme rreth Nolde-s është, fakti se, ai e ruajti intensitetin e vizionit dhe të emocionit të tij deri në fund të karrierës, dekada më vonë. Ekspresionistë të tjerë, të tillë si Ernst Ludwig Kirchner dhe Oskar Kokoschka nuk mundën t’i ruanin nivelet e tyre të intensitetit në një periudhë të gjatë kohore, por Nolde ia doli.”

A është e drejtë të themi se ngjyra ishte forca e vërtetë e Nolde-s?

KH: “Mendoj se po. Ai kishte një pasion dhe një talent me të vërtetë brilant, që nuk e humbi kurrë. Kjo është arsyeja përse ne e titulluam ekspozitën Emil Nolde: Ngjyra është jetë. Të qëndrosh përpara një pikture të Nolde-s është si të përjetosh një rrymë elektrike, kaq të forta janë ngjyrat e tij. Megjithatë, duhet të shtoj se ai nuk ishte një piktor i llogaritur me një mënyrë të rregulluar pune. Ai ka pikturuar në mënyrë të thellë dhe zgjedhja e ngjyrës duket sikur vjen tek ai përmes ndjenjës.”

“Nolde vinte nga një familje shumë protestane në veri të Gjermanisë. Dukshëm, libri i vetëm në shtëpinë e tij kur ai po rritej ishte Bibla, të cilën ai e lexonte rregullisht dhe me zell. Ai ishte një njeri i devotshëm, i cili pikturoi një sërë pikturash të bukura fetare. Më tepër si Van Gogh,-u, intensiteti i ngjyrave të tij buronte më shumë nga devotshmëria e tij.”

Duke parë penelatat e fuqishme të Nolde-s, a mund të themi se Van Gogh-u ishte një influencë serioze për të?

KH: “Në shkrimet e tij, ai e ka pohuar vetë këtë pikë. Nolde ka qenë më së shumti një vetmitar – ai ishte një anëtar zyrtar i grupit të Ekspresionistëve Gjermanë “Die Brücke” për vetëm një vit përpara se të largohej prej tyre në vitin 1907 – që është një paralele tjetër me Van Gogh-un.

“Megjithatë, është e rëndësishme të vëmë re se ai e shikonte vetveten dhe veprën e tij më shumë në kontekstin e artit nga vetë vendi i tij. Që do të thotë, si pjesë e asaj që ai e quante “një luftë e madhe” për të “krijuar një peridhë të dytë të artit të madh gjerman”, pas periudhës së parë me të ngjashmit si Albrecht Dürer dhe Matthias Grünewald gjatë Rilindjes Gjermane.

A nuk është ironike që një artist që ishte aq shumë i shqetësuar për madhështinë e trashëgimisë artistike të kombit të tij, të ishte i izoluar nga nazistët?

KH: “Në një fjalë, po. Nolde, në mënyrë të kuptueshme, besonte se, arti bashkëkohor gjerman, gjithashtu do të mbrohej nga partia. Por ai e kishte thellësisht gabim. Megjithëse, shumë në lidershipin nazist, të tillë si Goebbels-i, besonin se Ekspresionizmi duhet të jetë një flamurtar standard i kulturës së rritur në shtëpi, në fund, ishte preferenca e Hitlerit për klasicizmin – dhe paragjykimi i tij kundër të gjitha formave të reja të artit – që fitoi.”

A përbën vepra e Nolde-s një influencë për artistët edhe sot?

KH: “Sigurisht që unë shikoj një lidhje të madhe me veprat e Peter Doig-ut. Ashtu si Nolde, Doig-u ka realizuar një numër të konsiderueshëm veprash në letër dhe ka një shpejtësi dhe spontanitet të jashtëzakonshëm në përpjekjet e të dy artistëve.”

Marrë nga: SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top