EKSPRESIONIZMI GJERMAN NËPËRMJET 7 VEPRAVE THE SACRIFICE (1922–23), KÄTHE KOLLËITZ

in Pikturë by

KÄTHE KOLLËITZ

Tmerret e luftës u kthyen në një tematikë të vazhdueshme për artistët e Ekspresionizmit Gjerman, dhe disa nga imazhet më të përcëlluara të lëvizjes janë nga artistja me bazë në Berlin: Käthe Kollwitz.

Ndonëse fillimisht ajo studioi për pikturë, në vitin 1890, Kollwitz u fokusua tek gravurat, një medium që ajo besonte se mund të paraqiste më mirë kritikat sociale. Imazhet e saj të hershme nënvizojnë gjendjen e keqe të të varfërve dhe të të shtypurve, si një mënyrë për të dënuar politikat sociale konservatore të qeverisë gjermane. Por vepra e saj më e njohur dhe më e shtrenjtë, u realizua në përgjigje të Luftës së Parë Botërore dhe vdekjes së djalit të saj në betejë.

Në vitin 1919, Kollwitz filloi serinë e saj me influencë “Krieg” (“Lufta”): printime në dru që portretizojnë nënat, vejushat dhe fëmijët vajtues me fshikullime të ashpra me bojë të zezë. Këtu Kollwitz-i tregon sakrificën e nënave, që hiqnin dorë nga fëmijët e tyre për luftën, trishtimi i subjektit theksohet nga paleta e errët dhe shtëllungat mishtore me bojë të zezë. Zgjedhja e Kollwitz-it për të përdorur dru nuk ishte thjesht stilistike; Ajo “kërkonte që këto vepra të shikoheshin gjerësisht,” ka shkruar Heather Hess nga MoMA në vitin 2011.

“Duke eliminuar referencat ndaj një kohe apo vendi specifik, ajo krijoi tregues universalisht të lexueshëm për sakrificat e vërteta që kërkoheshin në këmbim të këncepteve abstrakte të nderit dhe lavdisë.”

Në vitin 1933, vepra e Kollwitz-it u dënua nga nazistët si e degjeneruar, të cilën, më vonë, ironikisht ata e përdorën si propagandë.

Marrë nga: ARTSY

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top