EKSPRESIONIZMI GJERMAN NËPËRMJET 7 VEPRAVE PRÉSENTATION DU MIRACLE (1916), PAUL KLEE

in Pikturë by

PAUL KLEE

Si artist i ri, Paul Klee u influencua shumë nga “Der Blaue Reiter” (Kalorësit Blu), pasi ai takoi në vitin 1911, Franz Marc-un, Kandinsky-n, dhe Macke-n. Ai u përzgjodh si pjesë e rrethit të tyre një vit më pas, kur ata e përfshinë në ekspozitën e dytë të grupit, si edhe në almanakun e tyre, që formalizoi teoritë e grupit dhe që lartësoi anëtarët e saj. Nga andej e tutje, vepra e Klee-s u bë gjithnjë edhe më abstrtakte, që synonte mishërimin e metafizikes.

Veprat e hershme e Klee-s konsistonin kryesisht në vizatime dhe printime bardhë e zi.

Pas një udhëtimi në Tunizi me Macke-n dhe piktorin zviceran Louis Moilliet, në vitin 1914, çdo gjë ndryshoi. Peizazhi shpirtëror, si i ardhur nga një botë tjetër, i shkretëtirës dhe perëndimet flakëruese, e trazuan imagjinatën e Klee-s, duke e frymëzuar që të përfshinte në veprat e tij ngjyrat dhe format abstrakte që paraqesin emocione dhe energji. Pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, Macke dhe Marc-u, të dy u vranë në betejë (përkatësisht në vitet 1914 dhe 1916) dhe përmbajtja e pikturave të Klee-s devijoi më tej, larg nga bota fizike.

Tek piktura “Présentation du Miracle” të vitit 1916 të Klee-së, ai portretizon një dimesion larg nga realiteti i luftës, ku ka magji dhe mrekulli.

Disa vite më pas, në vitin 1920, Klee shkroi bazat e “Kredos së tij krijuese,” ai vërtitej rreth fjalëve të urta: “Arti nuk riprodhon të dukshmen; por ai e bën të dukshme.” Këto fjalë lanë mbresa të pashlyeshme tek bashkëmoshatarët e tij, si Egon Schiele, si edhe tek surrealistët që erdhën pas tij.

Marrë nga: ARTSY

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top