EKSPRESIONIZMI GJERMAN NËPËRMJET 7 VEPRAVE-LOPA E VERDHË (1911), FRANZ MARC

in Pikturë by

LOPA E VERDHË (1911), FRANZ MARC

Ashtu si anëtarët e “Die Brücke”, Franz Marc dhe grupi i tij i artistëve të vendosur në Mynih, eksploruan gjendjet e brendshme në veprat e tyre. Ata gjithashtu përdorën ngjyra të thella, të panatyrshme dhe forma të valëzuara për të provokuar emocione. Në vend të fokusimit tek subjektet njerëzore, shpesh Marc-u shprehte idetë e tij nëpërmjet përfaqësimit të një bote natyrore; kafshë dhe peizazhe të dendur, që të gjitha të ngarkuara me simbolizëm.

“Unë po përpiqem të intensifikoj ndjenjat e mia për një ritëm organik të të gjitha gjërave, për të arritur në një empati gjithëpërfshirëse si rrahjet dhe rrjedhja e rrymave të gjakut të natyrës tek pemët, tek kafshët dhe në ajër,” i shkruante Marc-u një mikut të tij botues të “Reinhard Piper”, në vitin 1908. Këndvështrimi i Marc-ut korrespondonte me Lëvizjen Romantike, kthimi tek natyra që u përhap nëpër Gjermani në fillim të viteve 1900, që propozonte një rigjallërim të angazhimit ndaj tokës si një kundërveprim i tendencave materialiste të epokës.
“Lopa e gjallë e verdhë” e Marc-ut është një nga kanavacat e shumta të artistit që portretizon kafshët, për të cilat ai besonte se përfaqësonin rigjallërimin shpirtëror dhe emocional. Kjo vepër merr një kuptim të rëndësishëm, duke qenë se ajo është realizuar në të njëjtin vit kur Marc-u dhe Kandinsky formuan “Der Blaue Reiter” apo “Kalorësit Blu.” Ky term i referohet magjepsjes së Marc-ut me kafshët, si edhe si një temë kryesore që shikohet tek veprat e Kandinsky-t: kuajt dhe kalorësit. Kjo temë simbolizon lidhjen ndërmjet njerëzve dhe natyrës dhe, sipas MoMA-s, udhëtimin përtej përfaqësimit realist.

Këtu, përdorimi i ngjyrave surreale nga Marc-u dhe format si kallëpe anojnë nga abstraksioni. Për piktorin, ngjyrat ishin simbolike dhe mbartnin vlera emocionale. “Bluja është parimi mashkullor; e ashpër dhe shpirtërore. E verdha është parimi femëror; e ëmbël, e gëzueshme dhe shpirtërore. E kuqja është lëndë, brutale dhe e rëndë dhe gjithmonë ngjyra që duhet kundërshtuar dhe kapërcyer nga dy të tjerat,” i shkruante Marc-u një mikut të tij artist të “Blaue Reiter’,  August Macke-s, në vitin 1910. Kështu, “Lopa e Verdhë” e Marc-ut, jo vetëm që simbolizon rilindjen shpirtërore, por gjithashtu edhe atë të gëzimit të shfrenuar.

Marrë nga: ARTSY

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

MARK ROTHKO

MARK ROTHKO Ëndrra mistike… Kënaqësi fetare… Ekstazë medituese… Toksikim ngjyrash… Ngritja e
Go to Top