EKSPRESIONIZMI GJERMAN NËPËRMJET 7 VEPRAVE: IMPROVIZIM 27 (KOPSHTI I DASHURISË II) (1912), WASSILY KANDINSKY

in Pikturë by

IMPROVIZIM 27 (KOPSHTI I DASHURISË II) (1912), WASSILY KANDINSKY

Ashtu si Marc, Wassily Kandinsky besonte në aftësinë e artit për të shprehur aspektin metafizik dhe ai e shikonte ngjyrën si një instrument kyç të këtij qëllimi.

“Ngjyra është një fuqi që influencon drejtëpërdrejtë shpirtin,” shkruan ai në traktatin themelor “Mbi shpirtëroren në art” (1911), e cila është shkruar gjithashtu në të njëjtin vit kur u themelua “Der Blaue Reiter” (Kalorësit Blu).

Teksti nënvizon një përqasje të re ndaj artbërjes, bazuar në një përzierje të formave abstrakte me simbolizmin e ngjyrave – të dyja, vlerësonte ai, kishin “fuqinë e sugjerimit të brendshëm.”

Për shembull, ai mendonte se ngjyra blu stimulonte shpirtëroren, ndërsa e verdha ka fuqinë për të të shqetësuar.

Improvizimi 27 (Kopshti i Dashurisë II), pikturuar pak pasi ai shkroi “Mbi Shpirtëroren”, mishëron këto ide dhe është provë e marshimit të Ekspresionizmit Gjerman drejt abstraksionit. Kjo vepër është një nga më shumë se 35 “Improvizime” të Kandinsky-t të realizuara ndërmjet viteve 1909 dhe 1914, një seri e cila synonte ngërthimin e ndjesive emocionale dhe psikologjike. Këtu, ai fillon të errësojë imazherinë përfaqësuese, por pa hequr tërësisht dorë prej saj.

Blloqe ngjyrash të ndezura dhe linja të valëzuara tregojnë një kopsht të mbushur me kafshë dhe me çifte që përqafohen. Energjia vibruese dhe muzikore e pikturës, e cila duket sikur pulson, është ndoshta provë e dashurisë që ata ndiejnë.

Marrë nga: Artsy

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

MARK ROTHKO

MARK ROTHKO Ëndrra mistike… Kënaqësi fetare… Ekstazë medituese… Toksikim ngjyrash… Ngritja e
Go to Top